×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministri Hoti ka dështuar në ekonomi, ndërsa deputetët marrin paga pa punuar asgjë”

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Gazetari, Lavdim Hamidi ka qenë i ftuar në emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic, ku ka folur për Pakon Emergjente.

    Sipas Hamidit, kryeministri ka dështuar pasi biznet janë futur në një krizë të thellë ekonomike dhe se qeveria Hoti është vonuar me Pakon Emergjente.

    “Realisht kryeministri i cili është doktor i ekonomisë ka bërë dështimin më të madh në këtë kohë ku bizneset janë zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Qarkullimi i bizneseve ka rënë mbi 900 milionë euro dhe kjo është një shumë e madhe që do të përcillet më rënie ekonomike të vendit. Kjo qeveri, pra qeveria Hoti është vonuar me Pakon Emergjente e cila ka qenë shumë e vogël për t’i ndihmuar bizneset e mos të flasim për pako të rimëkëmbjes ekonomike e cila ende nuk ka filluar”, tha fillimisht gazetari Lavdim Hamidi.

    Tutje ai ka shtuar se qeveria Hoti ka premtuar se do fus miliarda euro për ekonominë, por që nuk ka arritur të fus as miliona.

    Gjithashtu, ai ka kritikuar deputetët që kanë marrë paga pa punuar asgjë.

    “Shumë biznese janë në krizë pasi kanë rënie qarkullimi e që do të rritet me rritje të papunësisë në vend e ku ne jemi rekord 30 për qind aktualisht dhe në fund të vitit do të jemi edhe me keq. Kjo qeveri ka premtuar miliarda për ekonominë e nuk po arrin të fus as miliona dhe në këtë kohë ende nuk është përmbyll pako emergjente nga 170 euro për puëntorë e mos të flasim për pakon për rimëkëmbje që është e vogël për t’i dalur në ndihmë një vendi siç është Kosova. Mos të flasim për papërgjegjësinë politike në vend shumë, ku deputet janë në pushim dhe marrin paga pa punuar asgjë dhe nuk kanë arritur 10 për qind e trustit që sado pak do ta zbuste ketë krizë ekonomike”, tha gazetari Lavdim Hamidi për “Expose”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dje ka nisur vizitën në Kosovë. Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo pritet...
    Lajme13 Maj 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të kryetarit të Kuvendit...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Liderët e partive politike që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-së, LDK-së e AAK i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim...
    Sport12 Maj 2025
    Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Malishevës, Oltion Bilalli ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në profilin e...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar...
    Sport12 Maj 2025
    Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të dytë radhazi, duke mbrojtur me sukses titullin në Kategorinë Superiore pas një fitoreje...
    Lajme12 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), një në tri gra në Zvicër ka lindur me prerje cezariane gjatë vitit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.