×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryeinspektori i Prishtinës: Shqiptuam qindra gjoba për biznese dhe qytetarë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryeqyteti është duke u ballafaquar me numër të vogël të inspektorëve komunal. Pavarësisht vendosjes së masave kufizuese në Prishtinë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, dhe nevojës për staf të zgjeruar, gjatë periudhës së pandemisë nuk ka pasur shtim të inspektorëve komunal.

    Kështu ka deklaruar për Front Online, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

    “Nuk ka pasur shtim të stafit. Numri i inspektorëve komunal është i vogël. Është ai që ka qenë gjithmonë, përjashto gjatë kësaj periudhe edhe mungesat që i kemi pasur qoftë për shkak të moshës, qoftë nëse ndonjëherë prej tyre sidomos në fillim gjatë muajve mars, prill ka qenë kontakt i ndonjë të infektuari, por kemi pasur edhe raste të konfirmuara me Covid-19, edhe brenda inspekcionit dhe si rezultat i kësaj numri i inspektorëve ka qenë dukshëm më i vogël se zakonisht”, ka thënë ai për Front Online.

    Pavarësisht që i njëjti pohoi se ka pasur raste me këtë virus, edhe brenda inspektoratit komunal, Tahiri theksoi se aktualisht nuk ka asnjë inspektor të prekur me Coronavirus.

    “Aktualisht tek inspektorët e rendit komunal nuk kemi asnjë të infektuar, mirëpo e thashë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur edhe raste të tilla për shkak që siç e dini ata në vazhdimësi janë në terren dhe kanë kontakte me shumë njerëz”, ka thënë kryeinspektori komunal.

    Tahiri: Inspektorët komunal në mbikëqyrje për zbatimin e masave anti-Covid

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një intervistë për Front Online, tha se inspektorët komunal janë angazhuar për të ndihmuar Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), për mbikëqyrjen e masave anti-Covid.

    “Me Ligj është e përcaktuar që mbikëqyrja e zbatimit të tyre bëhet nga inspektorët sanitar të Kosovës, pra nga inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës dhe ne jemi brenda planit qeveritar për bashkëpunimin në mes të gjitha inspektorateve në mënyrë që ta ndihmojmë AVUK-in në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”, ka thënë ai.

    E këtë gjë, sipas Tahirit ata janë duke e bërë në dy ndërrime.

    “Kështu që të gjithë inspektorët e rendit komunal janë në kuadër të këtij plani. një pjesë e tyre, në pjesën e parë të ditës dhe një pjesë gjatë kujdestarisë dhe janë gjatë gjitha kohës  në terren bashkë me inspektorët sanitar të AVUK-ut në mënyrë që ta përcjellin në vazhdimësi zbatimin e masave”, ka thënë ndër të tjera Tahiri për Front Online.

    Kryeinspektori i Prishtinës: Janë shqiptuar qindra gjoba

    Për shkak të mosrespektimit të masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e Coronavirusit, sipas drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, janë shqiptuar qindra gjoba, për bizneset dhe qytetarët që nuk i kanë respektuar këto masa.

    “Gjobat shqiptohen nga inspektorët sanitar të AVUK-it. Inspektorët e rendit komunal i ndihmojnë AVUK-it në këtë pjesë dhe në secilën ekip është edhe një inspektor i rendit komunal në mënyrë që të përfshihet i tërë territori i Komunës së Prishtinës, mirëpo në fund të ditës të gjitha evidencat mbi gjobat shkojnë në institucionit përkatës, pra në AVUK. Mund të them lirisht që janë shqiptuar qindra e qindra edhe për qytetarët, për mos bartje të maskës por edhe për bizneset që i kanë shkelur rregullat”, ka thënë ai për Front Online.

    Drejtori i Prishtinës tregon nëse kryeqyteti do t’i kthehet karantinës

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një intervistë për Front Online, ka thënë që vendimi për rikthimin e karantinës në Prishtinë është në duar të ekzekutivit.

    “Sikurse në rastin e parë kur ka qenë në karantinë, ashtu edhe nëse do të kemi ndonjë situatë të tillë të ngjashme nuk është vendim që merret në organet e komunës dhe janë institucionet shtetërore që i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe vendosin për secilën komunë sigurisht në bashkëpunim me ekzekutivin komunal, por vendimet vijnë nga niveli qendror”, ka thënë Tahiri.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.