×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt çka ndodhi deri më tani në aksionin e sotëm të Eulexit në zyret e OVL-UÇK-së

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Paradita e sotme nisi zhurmshëm në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Diku rreth orës 11:00 në zyrat e kësaj organizate hynë pa paralajmërim dhjetëra policë të armatosur e të maskuar të EULEX-it.

    Urdhëri ishte i qartë. Specialja dërgoi sot në zyret e Veteranëve të Luftës dhjetëra policë të armatosur rëndë të EULEX-it. Një pjesë e madhe e këtyre policëve u futën brenda selisë, teksa një pjesë u stacionuan edhe jashtë, në rast të ndonjë eventualiteti që mund të nxiste tensionim të situatës.

    Hyrja e selisë së OVL-së u mbush me gazetarë. Para shkallëve që çonin në katet e sipërme ku gjenden zyrat e organizatës, qëndronin diku rreth 4-5 policë të maskuar, që vëzhgonin çdo lëvizje, hyrje-dalje aty.

    Situata ishte e paqartë ende, ndërsa dikush fliste për arrestime, e dikush veç për bastisje. Disa minuta më vonë, aty u shfaq avokati i angazhuar nga OVL, Tomë Gashi. Ky i fundit nuk foli para mediave, por në bashkëbisedim me gazetarë tha se operacioni ishte bastisje.

    “Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjet”, tha ai.

    Zyrtarë të OVL-së hynin e dilnin vazhdimisht nga zyrat e tyre, pa u penguar nga policët që gjendeshin tek porta. Por, kjo nuk zgjati shumë.

    Pak më vonë aty erdhi edhe sekretari i Organizatës, Faton Klinaku. I frustruar e nervozuar, Klinaku para mediave nuk hezitoi që zyrtarët e Speciales t’i quaj kriminelë. Madje tha se nëse nuk ka veprim nga shteti, ata do të veprojnë si në kohën e Jugosllavisë.

    “Jeni duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë. Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, deklaroi ai para gazetarëve.

    E shteti u paraqit pas deklaratës së Klinakut. Aty erdhën Policia e Kosovës për të larguar gazetarët nga hyrja e objektit ku gjenden zyret e OVL-së. Pak më vonë, gazetarët i përcollën deri në anën tjetër të rrugës.

    Dalja e gazetarëve në anën tjetër të rrugës solli një qetësi të shkurtër tek vendi i ngjarjes. Qetësinë e prishën hetuesit e Speciales që me pako të boshatisura hynë brenda objektit të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Fillimisht, u mendua se aty do të ketë vetëm bastisje.

    Hyrja e hetuesve brenda në OVL të UÇK-së u përcoll me indinjatë të veteranëve të tjerë dhe personave që ishin mbledhur aty, e po ndiqnin këtë “shfaqje”. Shumëkush kush kalonte madje s’e dinte se as çfarë po ndodhte.

    Llogaritjet se sot s’do ketë arrestime u prishën rreth gjysmë ore më vonë. Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, konfirmoi se është arrestuar kreu i organizatës, Hysni Gucati. Krejt çka pritej, ishte që Gucati të dilte i prangosur nga selia ku punoi pas luftës.

    Tensionimit të mundshëm të situatës i paraprinë forcat e shtuara të Policisë së Kosovës që u paraqitën aty. Kësaj radhe ishin Njësia Speciale.

    Rrethimi i hyrjes së OVL-së, u pasua me daljen e Hysni Gucatit nga selia e organizatës me pranga në duar. Kjo u përcoll me brohoritje dhe nervozizëm tek qytetarët. Hysni Gucati u mor nga makinat e blinduara që ishin sjellë nga forcat e EULEX-it. I njëjti pritet të dërgohet për në Hagë.

    Arrestimi i Gucatit gati dy orë më vonë u përcoll me protesta nga disa veteranë që ishin mbledhur tek selia e OVL-së, të cilët hodhën shishe në drejtim të policëve të EULEX-it që janë të pozicionuar para zyrave të organizatës.

    Lajmi.net ka pyetur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar se cila ishte arsyeja e arrestimit të Gucatit, se a ishin dosjet apo konfirmimi i ndonjë aktakuze, mirëpo që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Një aksion të ngjashëm ndërkaq, forcat e EULEX-it e kryen edhe dje, por pa praninë e mediave, kur u arrestua ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.