×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Krasniqi: Roli i Thaçit në bisedime i pafavorshëm, foli për kufijtë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Më 27 qershor të këtij viti, në Shtëpinë e Bardhë do të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lënë në gjysmë.

    Por, dikush nuk po shpreson se ky dialog do të coj në marrëvshjen finale.

    Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma-së Social Demokrate Jakup Krasniqi në një intervistë për Front Online është shprehur pesimistë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë një marrëveshje përfundimtare.

    Krasniqi konsideron se pas verdiktit për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Kosova nuk do të duhej të fillonte bisedimet me shtetin serb.

    Sipas tij, bisedimet ndërmjet të dyja shteteve do të duhej të ishin teknike, dhe që siç thotë ai, ky dialog ka pasur mundësi të përfundonte vite më parë.

    “Vulën e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës e ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ka thënë që shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Mendoj që pas këtij vendimi, pas gjithë kësaj pune, Kosova nuk është dashur të hapë pakon politike të bisedimeve. Por, që këto bisedime të ishin teknike. Ato kanë pasur mundësi të zhvillohen në vite të tëra”, tha Krasniqi.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se deklaratat e fundit të zyrtarëve serb, janë shenja se këto bisedime vështirë se do të prodhojnë rezultat pozitiv.

    Krasniqi: Thaçi ka folur shumë për lëvizje kufijsh, kërkesat ishin për t’i hedhur hi syve

    Duke folur për dialogun, i cili sipas zyrtarë kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë pritet të marrë epilog përfundimtarë, Krasniqi nga Nisma ka thënë për Front Online se roli i Presidentit Hashim Thaçi karshi këtyre bisedimeve nuk ka qenë i favorshëm për arritjen e marrëveshje të qëndrueshme. Kjo, sipas Krasniqit për faktin se ky i fundit ka folur shumë për lëvizje kufijsh.

    “Nëse Serbia nuk të njeh me këta kufij që janë që nga viti 1974 e këndej, kërkesat për ndryshim që i bënte Presidenti ishin më tepër për t’i hedhur hi syve se sa për ta arritur një marrëveshje. Nuk ka qenë një rol konstruktiv që do të duhej të ishte. Realisht ka lënë për të dëshiruar shumë. Unë e kam thënë edhe me kohë që këtu ka një përgjegjësi shumë të madhe”, ka pohuar Krasniqi në një intervistë për Front Online.

    Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma-s Socialdemokrate Jakup Krasniqi tha se përgjegjësia e krerëve institucional të vendit në këto bisedime do të duhej të ishte ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës.

    Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

    Lidhur me formimin e Qeverisë së re, pjesë e së cilës është edhe partia prej nga vjen ai, Jakup Krasniqi për Front Online nuk po e sheh si Qeveri të qëndrueshme. Kjo. pasi siç thotë ai, derisa Qeveria “Kurti” e cila përbëhej nga dy partitë më të mëdha nuk ka arritur të funksionojë, një qeveri tjetër e përbërë nga një numër partish, vështirë se do të jetë stabile.

    “Konsiderojë që nëse një koalicion më i madh qeverisës nuk ishte stabil, është shumë e vështirë që një koalicion tjetër shumë i zgjeruar me numër të partive politike, numerikisht më i vogël, ta ketë një stabilitet të qëndrueshëm. Ka shumë vështirësi. Pa dashur të paragjykojë, se si do të funksionojë qeveria Hoti, ne duhet të presim së paku 6 muaj, sepse unë mendojë se 100 ditë janë pak por ta parë vërtetë cili do të jetë kualiteti i qeverisjes për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

     Ai ka hedhur kritika të shumta, për mënyrën e si partitë politike në Kosovës po vendosin vija të kuqe për njëra tjetrën, dhe pastaj sipas tij po kanë vështirësi në krijimin e koalicioneve qeverisëse.

    “Vetë fakti që pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kemi pasur dy koalicione qeverisëse tregon që skena politike në Kosovë është kogja e polarizuar. Partitë politike në Kosovë gjatë fushatave zgjedhore po i shtinë fjalët e tyre ngushtë dhe pastaj po krijohen vështirësi në krijimin e koalicioneve qeverisëse”, tha mes tjerash Krasniqi në një intervistë për Front Online.

    Krasniqi: Qeveria “Hoti” po vuan nga fjalët e thëna para kohe

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në një intervistë për Front Online, ka thënë që Qeverisë “Kurti”, i ka munguar partneriteti me bashkëpunëtorët qeverisës.

    “Nuk e di. Të them të drejtën në një pyetje që e kam pasur para një kohe, menjëherë pas formimit të Qeverisë “Kurti”, pata thënë që unë nuk do të flas as pas 20, e as pas 100 ditë, do të jap gjashtë muaj mundësi për të folur. Njeriu në politikën tonë duhet të kuptojë, që pa partneritet, pa ndërtuar partneritet politik me sistemin zgjedhor që është në Kosovë, është goxha vështirë që të qeveriset”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas tij, për të pasur sukses në qeverisje një parti, duhet patjetër që me partnerët e koalicionit të ketë, përafrim të programit dhe të ideologjive.

    “Duhet të krijohet një partneritet në mes të partive politike, duhet të ndërtohet një komunikim i ri, në mes të partive politike dhe natyrisht që secila parti politike e ka programin e vet, politikën e vet, ideologjinë e saj të formimit dhe me gjitha këto ata duhet që t`i mbrojnë politikat e tyre, qoftë programore dhe qoftë ideologjike. Por mbi të gjitha duhet ta dijë që pa krijuar një partneritet dhe një bashkëpunim jo vetëm me një parti politike, por me të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

    Duke folur për koalicionin qeverisës të tanishëm, anëtari i Nisma-s, ka thënë për Front Online, që edhe Qeveria “Hoti”, është duke vajtuar nga fjalët e thëna më parë, për partitë politike në vend.

    “Mendoj që edhe koalicioni i tashëm qeverisës, vuan nga fjalët e thëna para kohe dhe pa përgjegjësi, se nuk bëj koalicion me këtë parti politike. Mendoj që partitë politike në Kosovë, nuk duhet t`i forcojnë vijat e kuqe, por ato vija duhet të shkrihen dhe koalicionet duhet të bëhen për shtetin dhe për të qenë në shërbim të publikut”, ka deklaruar ai për Front Online.

     Krasniqi: Nisma nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe për asnjë parti politike

    Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, mund të konsiderohet si partia politike më me fat në vend. Në fund të garës e kaloi pragun për t`u futur në Kuvendin e Kosovës, në koalicion parazgjedhor me AKR-në. E mosvënia e vijave të kuqe për asnjë subjekt politik, sipas Jakup Krasniqit, nga kjo parti ka mundësuar që kjo parti të ketë sukses.

    “Ne realisht jemi përpjekur dhe duhet të garosh me programin tënd, me ofertën tënde dhe ne nuk kemi marrëdhënie të acaruara me asnjë subjekt politik. Ne nuk kemi pasur vija të kuqe me asnjë subjekt politik, sepse kemi qenë të bindur se ligji zgjedhor ta imponon që pas zgjedhjeve të bësh koalicion me partitë politike, prandaj është e kot që të krijosh armiqësi”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Ndër të tjera, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate ka thënë për Front Online, se kjo parti nuk ka krijuar komunikim agresiv me asnjë parti në vend.

    “Ne jemi përpjekur që në fushatë të prezantojmë kërkesat tona, ofertën tonë, vlerat tona dhe e kemi pasur si moto kryesore “‘Bashkë për shtetin’, sepse kemi qenë të bindur që asnjë parti politike nuk do t`i marrë zgjedhjet për të qeverisur me vendin. Ne nuk kemi krijuar as vija ndarëse e as komunikim agresiv me partitë politike me të cilat ne kemi garuar”, ka thënë tutje ai.

     Qeveria “Kurti” i ofroi post ministror, Jakup Krasniqi tregon pse e refuzoi

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë ekskluzivisht për Front Online se ka pranuar ofertë nga qeveria “Kurti”, për post ministror.

    “Ju e dini që përveç pozitës së Kryetarit të Kuvendit, unë kam pasur oferta edhe më herët që të jem ministër në Qeveri, kam pasur mundësi edhe në Qeverinë e kaluar”, ka thënë ai.

    Por, disa kritere që ai u`a ka vendosur kandidatëve për kryeministër kanë bërë që ai të mos e pranoj këtë post.

    “Kam disa kritere që nuk i shoh të plotësuar tek njerëzit që bëhen kryeministra. Kriteret që duhet të kenë është që së paku të kenë një përvojë jetësore, të jenë të dëshmuar se dinë të qeverisin, dhe se qeverisja bëhet me partneritet dhe mbi bazë të një programi të përbashkët”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Krasniqi theksoi që qysh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thuajse asnjë kandidat për kryeministër nuk i ka përmbushur këto kritere.

    “Në skenën politike në Kosovë, gjatë këtyre viteve e sidomos gjatë atyre të pavarësisë, nuk kam parë që kandidatët për kryeministra kanë pasur një program të qartë dhe një program i cili do të ishte i drejtë për të krijuar një pozicion më të mirë politik për Kosovën dhe për të krijuar premisa për një zhvillim ekonomik të vendit, për të krijuar premisa më të mira për investime të brendshme dhe të jashtme, dhe mbi të gjitha për të ndërtuar dhe krijuar mundësi që gjenerata e re të gjej punë dhe të kërkojë perspektiven në vendin e vet e jo jashtë Kosovës”, ka thënë ndër të tjera anëtari i Nismas Socialdemokrate.

     Jakup Krasniqi tregon nëse do ta pranonte ofertën për ministër të Arsimit

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në një intervistë për Front Online, ka thënë se është bërë praktikë e Qeverive që të mos përzgjedhin persona adekuat në krye të ministrive të caktuara.

    “Duke pasur parasysh që nuk është krijuar kultura, që kryeministrat të kërkojnë njerëz që me të vërtetë dëshirojnë që të jenë në shërbim të publikut, sepse politika e ka një qëllim, që politika dhe njerëzit që duan të merren me politikë, duhet ta dinë së pari se ata po e marrin një detyrë, dhe një përgjegjësi për të qenë në shërbim te publikut. Kur politika nuk vihet në shërbim të publikut, atëherë publiku i ka pakënaqësitë e tij, siç edhe po i shohim të gjithë”, ka thënë ai..

    Por se a mund ta shohim ndonjëherë, Krasniqin në këtë pozitë, i njëjti theksoi se e tëra varet nga zhvillimet.

    “Varet nga zhvillimet dhe nga mënyrat se si partitë politike komunikojnë me ta, varet se vërtetë, njeriu që e merr përgjegjësinë kryesore në institucionet e Kosovës, sa e ka vullnetin për të pasur në kabinetin e tij njerëz që duan t`i shtyjnë proceset, ndryshe nga ajo që është qeverisur deri më tani”, ka deklaruar Krasniqi për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi dhe kandidati për deputet nga ky subjekt ka thënë se pushteti...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë në se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë. Madje, Faton Klianku thotë se dyshon se...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve’....
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka postuar në Facebook një pjesë të adresimit të tij në Këshillin e...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti është parë i dëshpëruar, pasi nuk mundi ta realizojë këngën e tij më...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Dy banorët e shtëpisë së BBVK3, Drenusha dhe Vullneti kanë shfaqur tash e sa kohë pasionin e tyre për kuzhinën dhe gatimin,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur 11 majin e 2025-s datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në një njoftim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.