×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nëse konfirmohen aktakuzat, gara për kreun e PDK-së do të jetë mes Uran Ismailit dhe Enver Hoxhajt

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”  thotë se nëse konfirmohen aktakuzat e Speciales gara për ta pasuar Kadri Veselin në krye të PDK-së do të jetë mes njerëzve të mbështetur nga Hashim Thaçi dhe atyre që i preferon Kadri Veseli.

    Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se nuk beson që në rastin e konfirmimit të aktakuzës PDK do të mbetet si dikur AAK, me kryetar në Hagë.

    “Është parë që zoti Veseli e ka favorizuar Uran Ismailin duke favorizuar menjëherë atë duke emëruar edhe nënkryetarë të partisë, kurse Enver Hoxhaj është një tjetër opsion që mund të përkrahet nga zoti Thaçi. Pra rivalitetin më të madh e shoh mes këtyre dy figurave për ta pasur Kadri Veselin nëse Spacialja konfirmon aktakuzat”, tha ai.

    Anëtari i shoqërisë civile thotë se PDK mund të ketë opsion edhe zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm.

    Duke folur për koalicionin e mundshëm LDK-PDK, Krasniqi thotë se një koalicion i tillë AAK-në do ta marxhinalizonte pasi sipas tij ajo askujt më nuk do t’i prishte punë nëse largohet nga koalicioni.

    “Prandaj AAK e di se për momentin i ka votat e vlefshme për presidentin dhe do të merr pushtet sa më mirë”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir...
    Lajme01 Qershor 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Si pjesë e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, i cili do të publikohet të hënën, qeveria ka premtuar 1.5...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh ka ardhur gjithashtu në Kosovë, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dje në Basel-Binningen temperatura arriti në 30.2 gradë. Temperaturat afër 30 gradë edhe në vende të tjera dhe mbi 28 gradë në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Siç njoftoi policia kantonale e Bernës të shtunën, shoferi po udhëtonte në A6 nga Lätti në drejtim të Schönbühl në orën 3:20...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.