
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, ka reaguar ndaj një deklaratë të ministrit të Financave, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se asnjëherë që nga viti 1999 shkalla e papunësisë nuk ka qenë më e ulët së sa tash në kohë pandemie.
Krasniqi shkruan se në ndërkohë ekspert e përfaqësues biznesesh ngrenë alarmin për rënien ekonomike, e japin ide e bëjnë përpjekje për ri-ngritjen e saj, ky ministër, sips tij, flet për “uljen e papunësisë” gjatë muajve të pandemisë!?
Postimi i plotë:
#10mijë të punësuar të ri… n’karantinë…n’Kosovë…n’PANDEMI!?
Në ndërkohë ekspert e përfaqësues biznesesh ngrenë alarmin për rënien ekonomike, e japin ide e bëjnë përpjekje për ri-ngritjen e saj, ky ministër flet për “uljen e papunësisë” gjatë muajve të pandemisë!?
Se kuptoj dot, me këto masa të qeverisë, a është ulur papunësia apo mos është ngritur kërkesa për “ndihmë sociale”!
Sa jo serioze, kërkesë pagesa (ndihma) nga qeveria për “punëtorët” e të papunët të paraqitet si ulje e papunësisë!?
Po ministër, me paratë e shtetit (460 milion euro që i ke “gjet në arkēn e shtetit”) mundesh t’i “punësosh” edhe 100 mijë!?
Ish ministri në fund paska thënë, jemi në rrugë të mbarë, po ministër rrugë e mbarë të qoftë!