16 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Front Online.
Në raportin e djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ishin shënuar 196 raste të vdekjes, ndërsa sot janë 212, që i bie 16 më shumë.
Kjo është shifër rekorde e numrit të të vdekurve që nga shënimi i viktimave të para nga ky virus vdekjeprurës në mars të këtij vitit.
Krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve, Kosova me shënimin e këtyre rasteve të fundit të vdekjeve prinë në rajon me numrin më të madh të të vdekurve dhe të infektuarve.
/Front Online/