×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova nënshkruan marrëveshje për kredi 100 milionë euro nga BE’ja

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë për asistencën makro-financiare me Bashkimin Evropian, në vlerë prej 100 milion euro.

    Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Financave Hykmete Bajrami, zëvendësguvernatori i BQK-së Sokol Havolli, dhe komisionari për Ekonomi i BE-së Paolo Gentiloni.

    Kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i hapjes së mundësisë së përfitimit nga skema e BE-së edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Ndihma makro-financiare jepet në ndërlidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në prill të vitit 2020 miratoi Instrumentin e Financimit të Shpejtë për Kosovën, në vlerë 51.6 milionë euro.

    Kredia do të ndihmojë në planin për rimëkëmbje ekonomike dhe zbatimin e masave emergjente.

    Një pjesë e disbursimit varet nga plotësimi i disa kritereve, të cilat Qeveria e Kosovës është zotuar që t’i realizojë me përpikëri, pasi që të njëjtat i ndihmojnë përmirësimit të Administratës Publike në Kosovë dhe rritjes së transparencës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur nderin e tij të pres disa anëtarë të stafit të Ambasadës për iftar, në...
    Lajme13 Mars 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj postimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili publikoi foton e...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babain...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Lajme13 Mars 2025
    Prishtinë- Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, është ndëprerë seanca fillestare të...
    Vip13 Mars 2025
    Me siguri këtë nuk e prisnit! Kelly dhe Egli Tako bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor. “Ti” mban titullin bashkëpunimi...
    Lajme13 Mars 2025
    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt...
    Lajme13 Mars 2025
    Doktori i cili sot përjetoi një moment paksa tensionues gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, është hematologu,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.