Republika e Kosovës është në mesin e dhjetë vendeve të botës, në një listë ku janë renditur vendet qytetarët e të cilave besojnë se vaksinat ndaj viruseve janë të sigurta.
Kosova renditet e shtata, në listën prej 23 vendesh, ku rreth 59 për qind e kosovarëve në një anketë të realizuar gjatë këtij viti, kanë deklaruar se besojnë se vaksinat ndaj virusit janë të sigurta.
Sipas rezultateve të nxjerra nga anketa, kësaj liste i prinë Uzbekistani, ku 81 për qind e qytetareve të këtij vendi besojnë në sigurinë e vaksinave, ndërsa në vendin e dytë është Taxhikistani me 71 për qind, pastaj Turkmenistani 65 për qind, Hungaria dhe Kirgizia me 62 për qind, Rumania me 61, Kosova me 59 për qind, në vendin e tetë është Afganistani me 58 për qind, Pakistani me po ashtu 58 për qind.
Kurse vendi ku qytetarët më së paku besojnë se vaksina është e sigurt, është Rusia me 21 për qind.
Sipas anketës, në Rusi, vetëm një në pesë qytetarë deklarojnë se vaksina është e sigurt.

Të tjera
-
23:05 | 30 Qershor 2022
-
22:54 | 30 Qershor 2022
-
22:45 | 30 Qershor 2022
-
Bota/RajoniLajmi i fundit: Kamberi rizgjidhet deputet22:26 | 30 Qershor 2022
-
22:18 | 30 Qershor 2022
-
22:03 | 30 Qershor 2022
-
21:50 | 30 Qershor 2022
-
21:49 | 30 Qershor 2022
-
21:45 | 30 Qershor 2022
-
21:43 | 30 Qershor 2022
-
21:40 | 30 Qershor 2022
-
Bota/RajoniUkraina shpall sanksione kundër Sirisë21:33 | 30 Qershor 2022