×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Certifikimi i KESCO-s me tri lloje të ISO-ve, është një nga treguesit më të rëndësishëm sa i përket nivelit të profesionalizmit të kompanisë dhe avancimit të shërbimeve në raport me konsumatorët. Kategoritë ISO 9001:2015 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001-2015 – Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit, si dhe ISO 45001-2018 – Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, janë standarde të cilat bazohen në shërbimet tona kualitative, fokusin tek konsumatorët, ruajtjes së ambientit, pa anashkaluar shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë.

    KESCO në vazhdimësi po ecë me trendet botërore sa i përket shërbimeve të cilat u ofrohen afro 700 mijë konsumatorëve.

    Si rrjedhojë, për menaxhimin e cilësisë në punë jemi certifikuar prej punës së jashtëzakonshme të departamenteve përkatëse brenda kompanisë duke filluar nga sigurimi i energjisë elektrike për konsumatorët, kujdesi ndaj tyre dhe informimi i saktë.

    Për sistemin e menaxhimit të mjedisit, pos qasjes proaktive në avancimin e energjisë së gjelbër, KESCO përkujdeset në vazhdimësi edhe në ruajtjen e parametrave tjerë mjedisor.

    Tregues konkret është blerja dhe futja në përdorim së fundmi e 15 veturave elektrike të cilat janë shumë miqësore për mjedisin, e duke bërë plane strategjike afatgjate në ruajtjen e saj.

    Pos mjedisit, KESCO nuk i ka lënë anash as punëtorët. Në sistemin e shëndetit dhe sigurisë në punë, jemi certifikuar pikërisht nga kujdesi i lartë që u kushtojmë të gjithë punonjësve tanë. Të gjitha këto duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare.

    Drejtori i Furnizimit në KESCO, Huseyin Ozen, ka thënë se një certifikim i tillë është tejet domethënës për kompaninë.

    “Certifikimi me ISO Standarde është shumë domethënës për kompaninë sepse në rradhë të parë tregon seriozitetin tonë, por edhe trajtimin korrekt ndaj konsumatorëve dhe punonjësve tanë. Të gjitha shërbimet tona tashmë janë të standardizuara sipas normave ndërkombetare dhe kjo është tregues i qartë se ne po realizojmë në plotni misionin e vizionin e KESCO-s”, tha ai.

    Ky certifikim i trefishtë, rritë vlerën edhe më shumë të kompanisë sepse të gjithë këta konsumatorë do të marrin shërbime të standardizuara, të vlerësuara edhe nga ekspertë të fushës, të cilët para së gjithash kanë audituar secilin proces e department për të gjitha punët që kryhen në baza ditore.

    “Certifikimi me ISO Standarde është një arritje e cila thekson përkushtimin e kompanisë KESCO ndaj cilësisë, shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe ruajtjes së mjedisit. Duke iu përmbajtur këtyre standardeve ndërkombëtare, sigurojmë që proceset dhe shërbimet tona përmbushin gjithmonë nivelin më të lartë, duke vënë theksin në mirëqenien e punonjësve dhe minimizimin e ndikimit në mjedis.

    Ky certifikim pasqyron përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore te konsumatorët, duke thelluar rolin tonë si një kompani përgjegjëse dhe vizionare”, tha Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, Valbona Kadrijaj.

    Fokusi kryesor i KESCO-s, është të menaxhojë cilësinë e shërbimeve, përmbushja e kërkesave të konsumatorëve, e mes tjerash edhe tejkalimin e këtyre pritshmërive sepse kuptimi i nevojave aktuale dhe ato të ardhshme të konsumatorëve japin kontribut të pashoq në suksesin dhe qëndrueshmërinë e kompanisë.

    Përkushtimi i menaxhmentit të KESCO-s për të krijuar kulturë organizative, punë efikase dhe cikël të vazhdueshëm të vetëvlerësimit po përkthehet me suksese të tilla siç janë edhe certifikimi me tri lloje të ISO-ve.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.