×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova duhet të insistojë që t’i ketë përfitimet më të mëdha nga marrëveshja për Ujmanin”

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Mini-shengeni ballkanik, ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në ShBA, ndërmjet Kosovës-dhe Serbisë, pavarësisht se në fillim kjo iniciativë ishte kundërshtuar në Kosovë, përfshirë edhe LDK-në dhe Avdullah Hotin, i cili në cilësinë e kryeministrit më 4 shtator e nënshkroi këtë marrëveshje.

    Por, për Arian Zekën nga Oda Ekonomike Amerikane, mbështeta e kësaj ideje nga ShBA, ka bërë që Kosova të ndryshoj qëndrim sa i përket mini-shengenit.

    Ai në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se për këtë nismë kur është prezantuar fillimisht ka pasur pak informacione.

    “Kur është prezantuar si ide nga dy kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka pasur shumë pak informata për sa i përket kësaj nisme dhe qëllimeve konkrete që synoheshin të arriheshin me krijimin e një zone te re të bashkëpunimit ekonomik, ose një zone të unifikuar të bashkëpunimit ekonomik”.

    “Përfshirja e ShBA-së dhe promovimi i kësaj ideje nga ana e tyre, megjithatë i ka dhënë një dimension tri kësaj ideje, gjë që besoj që ka ndikuar që edhe Kosova të jetë më e hapur ndaj idesë së përfshirjes në të”, ka thënë Zeka.

    Ai ka thënë se mini-shengeni do të mundësojë heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve.

    “Zona si te tillë do të mundësoj promovimin e atyre që njihen si 4 liri: Liria e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, gjë që e ngrit pastaj koncpetin për tregti të lirë CEFTA në një nivel krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

    Se roli i ShBA-së, ka qenë përcaktues që Kosova të pranojë mini-shengenin, e ka thënë edhe vet kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka deklaruar se mini-shengenin e ka pranuar pasi e ka kërkuar ShBA.

    Pikë tjetër e marrëveshjes në Washington, ka qenë edhe marrëveshja për Ujmanin. E sipas, Zekës, pas kryerjes së fizibilitetit nga ana Departamentit të Energjisë së ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, që në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha ti ketë ajo.

    “Ekzistojnë konventat ndërkombëtare për menaxhimin e ujërave ashtu siç ekzistojnë konventa e traktate ndërkombëtare për menaxhimin e asetve të cilat shtrihen në territoret e dy e më tepër shteteve. Mundësin e kryerjes së fizibilitetit nga ana e Departamentit të Energjisë të ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, ashtu që pastaj në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha të vjelën nga ana e Kosovës ashtu siç shtrihet ky aset”, ka thënë Zeka.

    Marrëveshja e karakterit ekonomik e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Ëashington, parasheh edhe investime në infrastrukturën hekurudhore.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.