
Lidhja Demokratike e Kosovës, NISMA dhe AAK-ja kanë nisur konsultat për krijimin e Qeverisë së Re.
Por këto parti nuk mund të llogarisin në votat e komunitetit egjiptian.
Të paktën jo deri sa ato t`i garantojnë komunitetit në fjalë plotësimin e disa kushteve.
Ato i ka bërë të ditura në një intervistë për Front Online, Veton Berisha, deputet i Kuvendit nga radhët e komunitetit egjiptian.
“Përgjegjesia ime si deputet i zgjedhur i tyre është të kem kujdes në dhënien e e votës ndaj një qeverie e cila nuk kujdeset për komunitetin. Do ta japim votën vetëm aty ku qeveria garanton stabilitet, mbështetje dhe zhvillim të komunitetit, dalje prej një situate e cila është situatë e papunësisë, situatë e pazhvillimit në një situate zhvillimore ku ne jetojmë dinjitetshëm në Kosovë. Në rast se nuk do ta kemi garancën dhe nuk do të kemi marrëveshje ku do te zotohet qeveria t`i realizojë këto, mbetet me u vendosë, nëse PO apo JO. Për momentin e kemi ta pakonfirmuar votën”, u shpreh ai për Front Online.
Ai shpreson që Qeveria në ardhje të mos e bëjë gabimin e Qeverisë së kaluar.
“Ne kemi vota nga qytetarët dhe nëse nuk plotesohen kërkesat dhe nevojat, nëse komuniteti egjiptian të cilin unë e përfaqësoj nuk është i kënaqur me oferten dhe mundësinë që na jep qeveria në ardhje, normalisht që do të kemi problem ta perkrahim ashtu sic kemi pasur problem me përkrah Qeverinë Kurti për shkak të një qasje që jepte shumë pak shpresë që mund të bëhej shumë per komunitetet. Shpresoj që kjo qeveri mos ta bej gabimin e Qeverisë së kaluar dhe ne në rrethana nëse nuk do të bëhen gabime, sigurisht që do ta perkrahim”, theksoi ai.
Qeveria Kurti e formuar në kuvend më 3 shkurt, u rrëzua 51 ditë më pas me anë të një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita. /Front Online/