×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat ku u shënuan 2 rastet e para me COVID-19 në Kosovë, sot nuk e kanë asnjë të infektuar

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Më 13 mars në Komunën e Klinës dhe në atë të Vitisë u shënuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

    Dhe deri tash në këto dy komuna janë konfirmuar gjithsej 58 raste pozitive me COVID-19, 53 në Viti dhe 5 në Klinë.

    Por, sot të dy komunat në fjalë nuk e kanë asnjë rast aktiv, të gjithë të infektuarit që vijnë nga Klina e Vitia janë shëruar plotësisht, nuk ka pasur asnjë vdekje nga COVID-19.

    “Klina vazhdon të ketë 0 Raste me Covid 19”, ka shkruar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, në një postim në Facebook.

    Sejdiu u bëri thirrje qytetarëve të Klinës të jenë shumë të kujdesëshëm sepse, sipas tij, rreziku nuk ka kaluar akoma.

    “Virusi Covid 19 është i tillë që mjafton vetëm një rast pozitiv për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë . Ju lutemi qëndroni në shtëpi”, ka shkruar ai.

    Kurse, në Komunën e Vitisë i infektuari i fundit është shëruar mbrëmë, pasi rezultoi negativ në testin e dytë për koronavirus, çka është tregues për shërim, sipas Organizatës Botërore të Shnëdetësisë.

    “Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sonte lajmin më të mirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik-është shëruar i infektuari i fundit me COVID-19 nga kjo komunë. Haliti tha se Komuna e Vitisë, personeli shëndetësor, policia, qytetarët dhe të gjithë ata që po merren me menaxhimin e situatës me pandeminë, sonte ndihen më të lehtësuar, pasi Vitia nuk ka më asnjë rast të infektuar”, thuhet në njoftim e mbrëmshëm të Komunës së Vitisë.

    Kujtojmë që pas konfirmimit të rasteve të para në këto komuna, më 13 mars, qeveria, tani në detyrë, morivendim për futjen e këtyre komunave në karantinë. Ky vendim mbeti në fuqi deri më 3 maj.

    Ani pse, më nuk ka asnjë rast aktiv në Komunën e Vitisë, Ministria e Shëndetësisë i shpalli “vatra të infeksionit” disa fshatra të kësaj komune, të infektuarit e të cilëve, i pari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se janë shëruar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.