×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Obiliqit liron nga taksa komunale bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se kanë liruar nga taksa komunale bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë COVID-19.

    Gashi ka thënë se për këtë vendim është konfirmuar ligjshmëria edhe nga ana e Ministrisë së Financave.

    “Kam kënaqësinë të ju njoftoj se vendimi për lirimin nga taksa komunale për bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19 për vitin 2020, i inicuar me kërkesën time në Kuvendin Komunal dhe aprovuar nga ana e asamblesë komunale. Është konfirmuar ligjshmëria e tij nga ana e Ministrisë së Financave, në kuadër të këtij vendimi për lirimin nga taksa komunale përfshihen mbi 250 biznese, totali i shumës së parallogaritur është 39.070.00€. Aprovimi i këtij vendimi, dëshmon se tejkalimi i kësaj situate është angazhimi i jonë i përbashkët”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kreu i Obiliqit tutje ka thënë se kanë hapur shpalljen në subvencionimin e nënave vetushqyese dhe grave në biznes, dhe që shumë shpejt komisionit për vlerësimin e aplikantëve do të bëjnë shpalljen e përfituesve.

    “Jam i përkushtuar në përkrahjen e seciles kategori të shoqërisë dhe kjo do të ndodhë në vazhdimësi. Vazhdojmë bashkë”, thotë Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë në Tiranë, të enjten, se ekziston vrull i ri në procesin e zgjerimit të...
    Lajme16 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga gazetarët ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit E lidhur me këtë ka reaguar...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik...
    Lajme16 Maj 2025
    Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Sport16 Maj 2025
    Do ta shkruhet menjëherë: sezoni i Lamine Yamal, 17 vjeç, nga Esplugues de Llobregat, kufizohet me përsosmërinë absolute. Rruga është ende e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.