Gjuha:
×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Kaçanikut furnizohet me dru për dy dimra, jep tender afër 400 mijë €

    Fatlum Berisha
    5 ditë më parë

    Komuna e Kaçanikut ka blerë drutë për dy vjet e ardhshme.

    Ajo ka nënshkruar kontratë në vlerë 375 mijë euro me kompaninë “Dardani”.

    Atë e ka shpërblyer me tender, përmes procedurës së hapur, në të cilin aktivitet prokurimi kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.

    Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh fituese, furnizimin me dru do ta bëjë sipas nevojës. Pra komuna do të paguajë për metrat e drunjve që djeg, raporton “Front Online”.

    Në aktivitetin e prokurimit morën pjesë dy kompani.

    “Aome” ofertoi me një çmim prej rreth 400 mijë eurove.

    Kurse operatori “Dardani” konkurroi me 375 mijë sosh, duke u shpallur edhe fitues.

    Komuna ka kërkuar afër 5 mijë metra kub dru.

    Peleti e druri kryesojnë si lëndë djegëse që komunat përdorin për ngrohje.

    Mbi 357 mijë euro komunës së Suharekës, i ka kushtuar blerja e drurit dhe peletit për shkolla, Qendra të Mjekësisë Familjare e institucione kulturore.

    Për mirëmbajtjen e ngrohjes qendrore, Ferizaj shpenzoi 12 mijë e 542 euro.

    Furnizimi me dru, komunës së populluar me shumicë serbe, Novobërdës, i kushtoi afro 59 mijë euro.

    Dimri që kaloi ishte paralajmëruar të jetë i vështirë për shkak të krizës energjetike dhe ngritjes së vazhdueshme të çmimeve për produktet bazike./Front Online/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Tenderët09 Mars 2023
    Komuna e Prizrenit pritet të bëhet me sallë multifunksionale së shpejti. Ajo ka shpërblyer me tender 624 mijë euro kompaninë "ALBOSS" për...
    Tenderët26 Shkurt 2023
    Komuna e Prizrenit, e cila udhëhiqet nga Shaqir Totaj, do të japë mbi 700 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit dhe rezervuarit...
    Tenderët25 Shkurt 2023
    Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitija, ka dhënë një tender në vlerë mbi 400 mijë euro. Ky dikaster ka...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Hasan Preteni ka thënë për Front Online se raporti i DASH-it është bazuar në fakte, pasi që sipas tij...
    Vip21 Mars 2023
    Këngëtari nga Shkodra, Luizi Ejlli ka arritur të tërheqë vëmendje të madhe që kur u bën pjesë e Big Brother VIP Albania....
    Vip21 Mars 2023
    Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për eksperiencat e tij me burgun. Por një tjetër banor...
    Lajme21 Mars 2023
    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç sa i përket marrëveshjes për normalizimin e...
    Vip21 Mars 2023
    Cameron Diaz nuk do të kthehet më në Hollywood pasi njerëzit e afërt të saj kanë zbuluar se ajo nuk mund të...
    Lajme21 Mars 2023
    Partia Socialdemokratike e Kosovës e ka gjuajtur me torte e milkshake zv.kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi. Kjo si rezultat për t`i uruar, siç...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.