×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompania angleze që punësoi staf shtesë gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Shumë kompani gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit kanë pësuar humbje të mëdha, dhe si rezultat janë detyruar që t’i largojnë nga puna shumë punëtor, por këtë nuk e ka bërë kompania angleze, Velez Menaged Services, e cili operon edhe në Kosovë.

    Kjo kompani për dallim nga të tjerat gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit, ka punësuar staf shtesë.

    Këtë e ka bërë të ditur Shefi ekzekutiv i kompanisë, Sean Price.

    Kompania, Velez Menaged Services, për dy muaj ka punësuar rreth 15 persona në Kosovë.

    No photo description available.

    Sipas Price, pandemia ka rezultuar që shumë prej klientëve të tyre të sjellin plane ekzistuese të mirëmbajtjes dhe mbështetjes dhe kjo i ka mundësuar Velez-it të ruajë stafin, ndërsa ka punësuar staf shtesë për ta mbajtur ritmin e rritjes.

    “Gjatë kësaj kohe të pasigurisë, ku shumë biznese po promovojnë punën e tyre nga shtëpia dhe po gjenerojn të hyra nga klientët e tyre, kompania Velez ka qenë proaktive në sigurimin që biznesi i mirëmbajtjes së IT-së të jetë i gatshëm të merrte goditjet e nevojshme në të gjithë globin, ndërsa po përgatiteshim për kërcime tjera përsëri” tha Price.

    Ai gjithashtu tha se gjatë pandemisë së coronavirusit kanë parë një rënie të madhe në Azi në fillim të vitit, por jo edhe në Evropë.

    Por, sipas Price biznesi i tyre po ringritet sërish në Azi.

    “Ne kemi qenë shumë me fat që ndodhemi në hapësirën e ndërmarrjes, ku ndërmarrje e vogla dhe të mesme zakonisht mund t’i përballojnë më lehtë stuhit e tilla”, ka deklaruar Price për mediat angleze.

    Gjatë pandemisë së coronavirusit e cila preku gjithë botën, shumë kompani u mobilizuan që të iu dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

    Kopmania Velze e cila operon edhe në Kosovë gjatë kësaj kohe ka dhuruar për shumë familje pajisje mbrojtëse për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit, ushqim e para.

    “Si pjesë e misionit tonë të përgjithshëm, është edhe bamirësia ne gjatë kësaj kohe kemi ndihmuar shume pa e shfrytëzuar atë për reklama, ne u zhvendosëm drejtpërdrejt në mbështetjen e të tjerëve sa më shpejt të jetë e mundur në çfarëdo mënyre që ne mundemi”, ka thënë Dan Orton, nënkryetar i shitjeve globale në Velez.

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Anëtarësimi në BE një mundësi historike. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen. Ai tha se zgjedhjet e 11...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, dokument që sipas saj, premtonte...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.