×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Qytetarët po shpenzojnë deri në 100 euro për teste e analiza shtesë në laboratorët privat

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    KMDLNj, përmes një komunikatë për media ka thënë se shteti i Kosovës, ka dështuar t’u ofrojë shërbime shëndetësore qytetarëve në përballje me pandeminë.

    Ky institucion ka kritikuar për mostransparencë procesin e licencimit të laboratorëve privat për kryerjen e testeve.

    KMDLNj, thotë se qytetarë po udhëzohet nga laboratorët privat që të bëjnë analiza shtesë, dhe shumë që ata shpenzojnë është 85-100 euro.

    Komunikata e plotë e tyre:

    Shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Kohëve të fundit kemi një përshkallëzim të rasteve, si të atyre që janë të infektuar me COVID-19 e sidomos të rasteve që përfundojnë me fatalitet. Në mos të parët, jemi në maja të statistikave botërore, krahasuar me numrin e banorëve. Është një ngushëllim i vogël se numri i të shëruarve po tregon rritje. Është shumë shqetësuese që shteti nuk ka arritur të mbrojë njërën prej të drejtave elementare të njeriut, e drejta për jetë dhe e drejta për shërbime shëndetësore që do të mbronin shëndetin e qytetarëve apo këtë e ka bërë pamjaftueshëm. Kapacitetet parandaluese shëndetësore kosovare, si në aspektin profesional ashtu dhe logjistik nuk kanë mundur të përballojnë pandeminë përkundër përpjekjeve maksimale dhe sakrifikuese të stafit shëndetësor. Në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jokompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik. Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese, këtë kompetencë i kanë bartur laboratoreve private për të cilat askush, në mungesë të transparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes. Edhe çmimet janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Numri i laboratoreve private është rritur shumë dhe me këtë edhe mundësia e zhvatjes së qytetarëve të Kosovës. Laboratoret private bëjnë teste serologjike dhe në të shumtën e rasteve udhëzojnë pacientët të bëjnë testin anticovid si dhe analiza plotësuese të gjakut e që për një person shuma shkon midis 85-100 euro. Paramendojeni situatën kur në një familje duhet të bëjnë analiza disa anëtarë?! Shteti ka përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik andaj ka përgjegjësi për të siguruar testim falas për të gjithë qytetarët ndërsa, nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë duhet të subvencionojë testimin te laboratoret private në përputhje me gjendjen ekonomike, në të shumtën e rasteve 100% kurse në rastet tjera jo më pak se 70%. Ata që nuk kanë nevojë, i paguajnë vet. Në rrethanat aktuale, për shkak të jokompetences institucionale, ku as korrupsioni nuk mund të përjashtohet , në mënyrë drastike dhe pariparueshëm po shkatërrohen institucionet publike shëndetësore ndërsa po fuqizohet infrastruktura shëndetësore private e që seriozisht po e dëmton shëndetin fizik si dhe mirëqenien materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Në këtë mënyrë institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato. Qytetarët e Kosovës duhet të padisin institucionet e Kosovës në rast se nuk i kompenzojnë për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.