×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Mos bartja e maskës nuk është vepër penale

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se mos bartja e maskës nuk është vepër penale.

    KMDLNJ thekson se është e shqetësuar me rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19 por se kjo nuk iu jep të drejtë drejtuesve më të lartë të vendit të kërcënojnë qytetarët e pabindur, aq më parë që nuk ka asnjë bazë ligjore me të cilën mbështeten këto kërcënime.

    Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:

    Ministri aktual i Shëndetësisë, Armend Zemaj në prononcimet e ditëve të fundit ka deklaruar se do ta përdorin forcën e Ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse e sidomos ndaj atyre që nuk vendosin maska mbrojtëse. Po të njëjtin qëndrim e ka deklaruar edhe kryeministri Hoti.

    KMDLNj është e shqetësuar për rritjen e të infektuarve me COVID-19 por se kjo nuk iu jep të drejtë drejtuesve më të lartë të vendit të kërcënojnë qytetarët e pabindur aq më parë që nuk ka asnjë bazë ligjore me të cilën mbështeten këto kërcënime.

    Edhe ministri Zemaj si dhe kryeministri Hoti duhet të kenë nxjerrë mësim nga qeveria Kurti, e cila, përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli si antikushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut vendimet e qeverisë dhe ministrit Vitia, me qindra qytetarë të Kosovës u ndaluan dhe u arrestuan nga Policia e Kosovës sikur që u dënuan me dënime, kryesisht me të holla.

    KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që këto dënime të mos ekzekutohen në asnjë mënyrë sepse do të binin në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese . Kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj nuk kanë përgjegjësi për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 por se kanë detyrim dhe përgjegjësi që qytetarët, sidomos ata që mundësitë materiale i kanë të vogla, të furnizohen me mjete mbrojtëse pa pagesë aq më parë që ka pasur shumë donacione ndërkombëtare për këtë.

    Të rrallë janë ata që kanë mundësi që për një maskë mbrojtëse për një përdorim të paguajnë nga 1 euro për vete dhe nga 1 euro për çdo anëtar të familjes. Në vend të kërcënimit duhet të krijohet një mundësi që qytetarët të furnizohen me masa mbrojtëse pa pagesë.

    Në Kosovë nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, prandaj nuk ka mundësi të përdoren mjete të jashtëzakonshme juridike e që nuk janë të rregulluara me ligj.

    KMDLNj vlerëson se është rritur numri i të infektuarve për faktin se është rritur numri i testimeve. KMDLNj thërret qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës dhe kërkon nga qeveria e Kosovës të përkrah më shumë sistemin shëndetësor të Kosovës mbi të cilin po bie barra kryesore në luftimin e pandemisë.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.