×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj kërkon që Shërbimi Korrektues i Kosovës të përfshihet në Pakon Emergjente

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), është shprehur se Shërbimi Korrektues i Kosovës të përfshihet në pakon emergjente, derisa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për trajtimin që po iu bëhet pjesëtarëve të këtij shërbimi.

    “E pakënaqur me trajtimin që po u bëhet pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës , Sindikata e SHKK ka paralajmëruar grevë për realizimin e të drejtave të tyre në përgjithësi dhe të drejtave të mohuara gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19 , në veçanti. Sindikata e SHKK –së , edhe më parë pati paralajmëruar , me të drejtë protesta shkaku se trajtimi ndaj oficerëve korrektues , administratës dhe stafit tjetër ishte në shpërputhje me përgjegjësitë e këtij shërbimi dhe punën që , sipas monitorimit shumëvjeçar të KMDLNj –së , e bëjnë shumë mirë. SHKK –ë , që nga përfundimi i luftës ka kaluar nëpër periudha të vështira deri në kohën që është konsoliduar dhe , pa asnjë dyshim tani është shërbimi më i mirë në rajon dhe shumë afër të përmbushjes së standardeve të kërkuara edhe për shtetet perëndimore ndonëse ka munguar përkrahja e duhur institucionale apo ajo ka qenë e pamjaftueshme.”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

    Sipas KMDLNj –së , pjesëtarët e SHKK –së duhet të trajtohen në nivel të trajtimit që iu bëhet Policisë së Kosovës e që nuk është bërë deri më tani.

    “Kërkesat e Sindikatës së SHKK janë plotësisht të arsyeshme dhe kanë mbështetje në ligjet në fuqi sikur që edhe në aspektin material nuk përbëjnë një ngarkesë të madhe për Buxhetin e Kosovës dhe , në të njëjtën kohë ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së punës dhe shërbimeve , në radhë të parë për trajtimin e personave të privuar nga liria sikur edhe për stafin . Në këtë kontekst KMDLNj përkrah këto kërkesa sikur që edhe më parë është angazhuar për realizimin e tyre duke adresuar këto probleme te institucionet përgjegjëse. Tash , me hartimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës ku KMDLNj ka dhënë një kontribut të çmuar , po krijohet një bazë ligjore për fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës në aspektin profesional dhe material duke siguruar të hyra vetanake që do të kenë efekt konkret në përmirësimin e kushteve për stafin , për të privuarit nga liria sikur që do të kursehet edhe Buxheti i Kosovës. Deri atëherë kur të fuqizohet dhe operacionalizohet Njësia Ekonomike e SHKK-ës , Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin SHKK –ën”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    KMDLNj kërkon nga Ministria e Drejtësisë përkatësisht nga ministri Selim Selimi të angazhohen më shumë për të ndihmuar SHKK –n në kohën e transicionit nga një institucion krejtësisht i varur nga Buxheti i Kosovës në një Agjencion , kryesisht vetmbajtës siç e parasheh Ligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës .

    Po ashtu KMDLNj kërkon edhe nga kryeministri i Avdullah Hoti që me urgjencë të shqyrtojë dhe plotësojë kërkesat e arsyeshme të Sindikatës së SHKK –së në mënyrë që të mos ketë nevojë për greva dhe ndërprerje të punës së këtij institucioni me rëndësi të veçantë për sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit .

    KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta dërgojë Ligjin për Shërbimin Korrektes të Kosovës për votim në Kuvendin e Kosovës sikur që kërkon nga deputetët e Kuvendit ta votojnë këtë Ligj i cili do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së trajtimit për personat e dënuar , përparimin e të drejtave të tyre , ngritjen profesionale të stafit korrektues dhe përmirësimin e statusit material të tyre përmes sigurimit të të hyrave vetanake e që , për shkak të mungesës së bazës ligjore nuk është realizuar deri më tani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Arrestimet për spiunazh janë dëshmi e një rreziku të vërtetë për sigurinë kombëtare dhe një kërcënim i vazhdueshëm për stabilitetin e vendit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.