×
  • Vip
  • Vip

    Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga ‘Big Brother VIP”

    FrontOnline
    21 Janar 2024

    Ish-futbollisti Klodian Duro, i përjashtuar nga “Big Brother VIP” për shkak të deklaratave të tij për dhunën, reagoi së fundmi në rrjete sociale.

    “Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai.

    “Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej. “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”

    Duro u shpreh në “Big Brother VIP” duke thënë: “Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”. Përmes një zarfi të zi, produksioni i BBVA njoftoi:

    “Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga gara në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të kësaj shtëpie të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.”

    Sipas raportimeve nëpër media, më 24 mars 2020, Duro shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila lajmëroi policinë. Duro pretendoi se kishte shkuar në banesën e ish-gruas për të takuar fëmijët. Në prill, gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

    Në një pjesë të mirë të komenteve, ndjekësit vlerësojnë veprimin e produksionit të BBVA, ndërkohë që ka edhe të tjerë që theksojnë se një personazh i akuzuar për dhunë nuk duhej të ishte bërë pjesë e programit.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Vip26 Maj 2024
    Heidi ishte banorja e dytë që la shtëpinë në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3, e cila ishte në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja dhe personazhi i njohur i ekranit Heidi Baci ka dalë nga gara e Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të...
    Vip25 Maj 2024
    Surprizë e veçantë për Julian Dedën në natën finale të Big Brother VIP3. Finalisti është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....
    Bota/Rajoni25 Maj 2024
    Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja...
    Lajme25 Maj 2024
    Ata që ranë për çlirim, tani përkujtohen në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe dhurimi i gjakut, siç veprohet tash...
    Lajme25 Maj 2024
    Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.