Heidi ishte banorja e dytë që la shtëpinë në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3, e cila ishte në një televotim përballë Julit.
“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, ndaj publikut që më solli deri këtu, por është dhe nder i madh, mbas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur”, ishin fjalët e Heidit në studio.