Kina ka raportuar 27 raste të reja me koronavoirus që janë shfaqur ditën e martë.
Kjo thuhet se është një shenjë e zvogëlimit të të dhënave që së fundmi shënuan rritje, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, transmeton Klan Kosova.
Pesë nga rastet e reja janë të importuara nga jashtë, kurse 22 prej tyre janë transmetuar në krahinën e Xinjiang. Para se gjithash nuk ka pasur asnjë viktimë të regjistruar.
Ndërkaq janë raportuar 24 raste simptomatike, të cilat janë numëruar ndaras.
Kina ka në total 88 mijë e 206 raste të të infektuarve me katër mijë e 676 vdekje.