Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë se asnjë pacient i shtruar në spital për shkak të COVID-19 në Kinë nuk ka vdekur në gati katër muaj.
Guo Yanhong – inspektor në Komisionin Shëndetësor Kombëtar në këtë vend ka lavdëruar autoritetet shëndetesore për strategjinë në luftimin e pandemisë.
”Kjo strategji është dëshmia e fuqishme që metodat e ndërmarrura në luftimin e pandemisë kanë dhënë rezultat”, shprehet ai, raporton CNN.
Vdekja e fundit në Kinë ishte shënuar më 14 prill, ndërsa rastet tjera të regjistruera pozitine me COVID-19 janë kryesisht raste të importuera nga jashtë që u identifikuan në disa provinca të vendit.