-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto janë temat kryesore që Grenelli do t’i diskutojë sot në Beograd me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, emisari Richard Grenell dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane do të takohen me përfaqësuesit shtetëror të Serbisë.

    Kryeshefi ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler dhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe disa përfaqësues të tjerë të qeverisë amerikane, pas vizitës së djeshme që i bënë Kosovës, ata sot në Beograd do të takohen me përfaqësuesit e shtetit serb.

    Siç shkruan “Blic.rs”, Richard Grenell pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.

    Sipas këtij mediumi, arsyeja e vizitës së Grenellit dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë në Serbi është po e njëjta sikurse në Kosovë, pra në këto takime do të diskutohet rreth zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington më 4 shtator.

    “Grenell do të bisedojë me presidentin Vuçiq për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ai shoqërohet nga Adam Bohler, kryeshefi ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), me të cilin kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët”, ka thënë një burim i këtij mediumi, transmeton më tutje lajmi.net.

    Tema kryesore e vizitës është hapja e zyrës së Korporatës së re Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar të Financave (DFC) në Serbi. “Temat e bisedës gjatë vizitës së Grenell në Beograd do të jenë pika të tjera të marrëveshjes nga Uashingtoni, të cilat, sipas burimeve të mediumit serb, Grenell dëshiron t’i iniciojë dhe zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Ndodhte shpesh që një dokument të nënshkruhej dhe pastaj një letër e vdekur të mbetej në letër, thjesht shikoni marrëveshjen e Brukselit. Kjo është arsyeja pse Grenell nuk dëshiron të lërë asgjë në dorë të fatit. Amerikanët e morën gjithçka shumë më seriozisht sesa administrata në Bruksel”, citohet të ketë thënë ky burim i “Blic.rs”.

    Grenell dhe Bohler sot pritet të takohen gjithashtu me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë Serbi-Kosovë dhe drejtorë të ndërmarrjeve.

    Ndërkaq takimi me presidentin Vuçiq është planifikuar të mbahet në ora 14:00, ku pas këtij takimi do të ketë edhe konferencë për medie, transmeton më tutje lajmi.net.

    Në anën tjetër, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe Adam Bohler pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët duke deklaruar se të dy palët synojnë të angazhohen për zbatimin dhe realizimin e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington.

    “Memorandumi do të deklarojë se sikurse Serbia ashtu edhe DFC do të zbatojnë me besnikëri marrëveshjen për stimujt e investimeve dhe që të dy palët do të identifikojnë projekte që do të kontribuojnë në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat do të forcojnë të gjithë rajonin ekonomikisht”, ka thënë ky burim i gazetës serbe.

    Ky medium shkruan po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë treguar shumë më efikase sesa Bashkimi Evropian, pasi që interesimi i tyre më serioz në lidhje me çështjen Kosovë-Serbi u tregua edhe me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington.

    Në këtë mënyrë, SHBA-të edhe mbështetën “Mini-Shengenin”, pasi që e kanë parë si një bazë për përparimin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe se sipas marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë, pjesë e këtij procesi do të jetë edhe Kosova mirëpo, “Blic.rs”, shkruan se SHBA-të janë duke bërë presion edhe mbi Bosnjë dhe Hercegovinën që të bashkohet në nismën e quajtur “Mini-Shengen”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Pas gati dy muajsh angazhimi në fushatë elektorale, deputetët e Shqipërisë i rikthehen seancave parlamentare ditën e enjte, më 29 maj, në...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Elon Musk ka thënë se është i zhgënjyer me koston e projektligjit të politikave të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se në operacione që synonin krimet e “lojërave të paligjshme të basteve, mashtrimit të rëndë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrje-daljet kryesore në kryeqytet. Lokacionet...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën që nesër do të mbajnë bizneset në vend për dy...
    Lajme28 Maj 2025
    Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse...
    Lajme28 Maj 2025
    Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Burhan Mavriqi për sulmin fizik ndaj...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Elon Musk ka thënë se është i zhgënjyer me koston e projektligjit të politikave të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve...
    Lajme28 Maj 2025
    Korrupsioni përbën rrezik jo vetëm për ligjin dhe ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare. Kështu kishte shpallur midis Parisi ish-kryeministri Kurti, por...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.