×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto janë pesë vendet më të goditura nga Covid-19 në botë

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Virusi i ri Covid-19 ka infektuar më tepër se 3.4 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka marr jetën e të paktën 243.000 personave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

    Këto janë pesë vendet me shifrat më të larta të infektimit dhe viktimave, në botë:

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Më shumë se 1.1 milion të prekur dhe 66.300 viktima.

    Spanjë: Më shumë se 216.000 të infektuar dhe 25.100 viktima.

    Itali: Më shumë se 209.000 të infektuar dhe 28.700 viktima.

    Mbretëria e Bashkuar: Më shumë se 183.000 të infektuar dhe 28.000 viktima.

    Franca: Më shumë se 168.000 të infektuar dhe 24.700 viktima.

    Ndërkohë kujtojmë se nga e hëna datë 4 maj në mjetet e transportit publik në Itali do të udhëtohet në numër të limituar pasagjerësh.

    Gjithashtu, vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në transportin publik nga dita e hënë në Spanjë, teksa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër.

    Ndërsa, grupet konservatore që këshillojnë Shtëpinë e Bardhë kanë publikuar një numër planesh për rihapjen ekonomike të vendit me një temë të përbashkët: Amerikanët duhet të kthehen në punë menjëherë, për të ndalur dëmin ekonomik dhe shoqëror që po sjellin bllokimet e zgjatura. Edhe përgjigjja e administratës Trump ndaj koronavirusit vërtitet rreth të njëjtit mesazh: nevojës për një rihapje të shpejtë.

    Pas 11 majit, jeta publike në Francë pritet të fillojë përsëri shumë ngadalë. Por kryeministri Edouard Philippe paralajmëron se do t’i vonojë lehtësimet, po të rritet përsëri numri i infektimeve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.