×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë komunat me më shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 1,203 raste me COVID-19 janë aktive në gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa me më së shumti raste aktive është Komuna e Prishtinës, me 453 raste.

    Që nga rasti i parë i paraqitur në Kosovë, Prishtina deri më tani ka më së shumti të infektuar me coronavirus, ku ndër 582 persona të infektuar, 126 janë shëruar ndërsa 3 nga ta kanë përfunduar me fatalitet.

    Vushtrria është po ashtu komuna e cila ka një numër të madh të të infektuarve, ku nga 322 raste gjithsej, 49 janë shëruar, 4 kanë përfunduar me vdekje, kurse janë aktive ende edhe 269 persona me COVID-19.

    Komuna e tretë me më së shumti të infektuar me COVID-19 është ajo e Prizrenit, ku deri më sot janë konfirmuar 282 raste, nga të cilët 122 janë shëruar, ndërsa 10 kanë vdekur. Në këtë komunë ende janë edhe 150 raste aktive.

    Gjilani numëron deri më tani 158 raste me coronavirus, ku 71 janë shëruar, 3 kanë përfunduar me fatalitet dhe ende janë aktiv edhe 84 persona të infektuar.

    Në Komunën e Pejës, deri më tani janë konfirmuar 154 raste aktive, nga të cilët dy kanë përfunduar me fatalitet, 72 janë shëruar, ndërsa raste aktive me COVID-19 vazhdojnë të jenë edhe 80 raste.

    Ferizaj ka vetëm një rast më pak se Peja me të infektuar, por dukshëm më shumë ka pacientë të cilët tashmë janë shëruar nga ky virus. Komuna e Ferizajt numëron 153 raste me COVID-19 që nga shfaqja e rastit të parë në Kosovë, nga të cilët 126 persona janë shëruar, 2 kanë përfunduar me fatalitet dhe janë vetëm edhe 25 raste aktive.

    Komuna e Vitisë, aty ku u paraqit rasti i parë me coronavirus deri më tani janë konfirmuar gjithsej 115 raste me këtë virus, ndërsa 71 persona janë shëruar, duke qenë kështu edhe 44 raste aktive me coronavirus, raporton Telegrafi.

    Mitrovica ka gjithsej 111 raste të konfirmuara me COVID-19, vetëm 18 janë të shëruar, kurse raste aktive janë ende edhe 93 raste.

    Në Fushë Kosovë po ashtu janë ende edhe 80 raste aktive, nga 88 persona gjithsej që janë konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve janë shëruar 8 persona.

    Kurse, komuna e 10 e cila ka më së shumti raste të të infektuarve deri më tani është Malisheva, me 80 raste gjithsej, prej të cilëve 77 janë të shëruar, ndërsa 1 ka përfunduar me vdekje.

    Deri më tani, sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Apeli i IKSHPK-së është që të vazhdohet mbajtja e distancës fizike dhe maskave, larja e duarve me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.