
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga 4 maji, pra sot, do të fillojë lehtësimi i masave të vendosura si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vend, raporton “Front Online”.
Sot fillon edhe faza e parë e në të cilën parashihet edhe fillimi i veprimtarisë për disa biznese, përfshirë këtu: ndërtimtarinë dhe patundshmërinë, tregtinë me automjete, tregtinë me pakicë, riparimin e mjeteve personale dhe orendive si dhe zyrat e konsulencës.
Lokalet do të hapen nga sot dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.
Këto janë masat që janë paraparë të merren gjatë fazës së parë:
