×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këta janë anëtarët e ri të Bordit të Telekomit, kanë lidhje me partitë në pushtet (Emrat)

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës tashmë është duke votuar online për emrat e ri të anëtarëve të Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovë, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr në fillim të kësaj jave nga kjo pozitë.

    Gazeta Infokus ka mësuar se kryesues i Bordit do të jetë Mehmet Berisha derisa tre anëtarë të tjerë janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.

    Nga të sapo zgjedhurit, Teki Shala, ka qenë emëruar nga qeveria e kaluar e Kosovës në të njëjtën pozitë në bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

    Shala ka qenë drejtor i  Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në komunën e Gjakovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Ndërkaq, kryesuesi i Bordit, Mehmet Berisha sipas të dhënave që ka siguruar gazeta Infokus, aktualisht është ushtrues detyre i Departamentit ligjor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit  ndërsa eksperienca e tij kryesisht është në fushën e drejtësisë dhe menaxhimit të projekteve.

    Ndryshe nga ky, anëtari tjetër, Blerim Shehu mësohet se vjen nga komuna e Prizrenit përvoja e tij kryesore lidhet me financa në institucionet publike.

    Përvojë të ngjashme del të ketë edhe Kushtrim Krasniqi, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar si ekspert i jashtëm i auditimit në Bankën për Biznes ndërsa paraprakisht si analist financiar në USAID e institucione tjera financiare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Sport03 Mars 2026
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League. “Topçinjtë” synojnë...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin, ndërsa po raportohet se kjo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.