×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit: Serbia e ka garantuar njohjen, publiku të përgatitet për kompromisin që do ta bëjë Kosova

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Jetlir Zyberaj, ish këshilltar i ish ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në katër vjetët e fundit në secilin takim ndërkombëtar u është thënë se Kosova duhet të bëjë një kompromis për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

    Ai ka theksuar se Serbia është pajtuar që ta njohë Kosovën dhe se sipas tij kosovarët duhet të përgatiten për çmimin e saj.

    “Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ishin një histori e koordinuar me Perëndimin, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Tani po flasim për ta bërë Serbinë që ta njohë Kosovën. Të gjithë liderët e dinë që kjo kërkon një konsensus në Kosovë për çështjet që do të ngrihen, përfshirë ofertën që duhet të bëjmë në procesin e negociatave që do të sigurojë njohjen”, ka thënë Zyberaj përmes Facebook.

    “Politikanët po flasin me naracionin populist dhe me frymën në mediat sociale, por ata duhet të jenë transparente dhe të përgatisin publikun për kompromisin që do të bëjë Kosova kur Serbia të japë njohjen e Kosovës. Çmimin e njohjës. Kjo është çështja krejt. Në secilin takim ndërkombëtar na ështê bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen, sepse Serbia e ka garantuar pjesen e vet: Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për vdekjen e Ibrahim Kadriut, organizatorit të Referendumit për bashkimin e Luginës së Preshevës më...
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Këto të dhëna janë të paauditura dhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka treguar se e ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Berisha ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    63 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku prej tyre 25 kanë qenë me të lënduar,...
    Lajme20 Mars 2025
    Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia një urdhër për shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së...
    Kronika20 Mars 2025
    Është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zubqë të Zubin Potokut. Policia ka bërë të ditur se fillimisht zjarri dyshohet...
    Kronika20 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij. Viktima...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, në një pronocim për FrontOnline tha  se në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.