×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kërkohet ndryshim i kritereve në tenderin 500 mijë eurosh të KOSTT-it

    FrontOnline
    20 Shkurt 2020

    Përfaqësues së kompanisë ”Advanced Business Solutions – ABS” po kërkojnë ndryshimin e kritereve të dosjes së tenderit në tenderin  500 mijë eurosh të “Rregullimi i dhomës së Serverëve-Ndërtimi i Qendrës së të dhënave, rrjetit dhe zhvendosja e sistemeve ekzistuese”. Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka rekomanduar që ankesa e Operatorit Ekonomik në fjalë të aprovohet si e bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim, por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar gjatë seancës përfaqësuesit e KOSTT-it, raporton “Front Online”.

    Gerond Mece nga kompania “Advanced Business Solutions – ABS” në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se gjatë përgatitjes së ofertës për këtë proces prokurimi  u gjendem para disa fakteve, te cilët e bënin te pamundur dorëzimin e ofertës, pasi që sipas tij cenonin besueshmërinë teknike të projektit dhe sigurinë e funksionimit te tij.

    “Për këto arsye parashtruam kërkesën për rishqyrtim me datën 10.010.2020 pranë autoritet. Thelbi i ankesave tona kishte te bënte me problematikat e renda, kontradiktat dhe paqartësinë e specifikimeve teknike te autoritetit kontraktor për ndërtimin e qendrës se te dhënave, për elementet me jetik te dhomës se serverëve siç janë furnizimi me energji elektrike, sistemi i kondicionimit apo sistemi i mbrojtjes ndaj zjarrit, te cilat siç janë nuk mund te realizojnë një dhome serverash funksionale. AK nuk u shpreh aspak ne lidhje me ketë ankimim, dhe pa asnjë fjale te vetme shpjegim e hodhi poshtë. Ne këto kushte, bazuar ne ligj ne ju drejtuam Autoritetit te OSHP. Ne email-in e datës 13.02.2020, ne jemi shprehur se pranojmë plotësisht mendimin e ekspertit. Por ne kushtet ku AK nuk e pranoji mendimin e ekspertit, bazuar edhe ne argumentet e tyre te shprehura ne përgjigjen e drejtuar OSHP, me lejoni te flas sa me shkurtimisht disa nga problematikat me te renda qe bëjnë te pamundur funksionimin normal edhe realizimin me sukses te procedurës nga KOSTT.AK është shume kontradiktor, i pasakte teknikisht ne lidhje me furnizimin me energji te dhomës se serverëve” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

     Në anën tjetër, Abdusatar Ibrahimi nga KOSTT ka thënë se KOSTT ka shpallur një tender për rregullimin e dhomave te serverëve, është i rëndësisë se veçantë. “Sa për informim desha te ju informoj se në Dosje të Tenderit te Autoriteti Kontraktues ka figuruar qartë data e saktë e vizitës me 23.12.2019 ne ketë site vizite kin marr pjese 4 Operatorë Ekonomik, ndërsa OE në fjalë nuk ka qenë prezent, nga praktikat e mia çdo OE serioz në një projekt të tillë serioz patjetër insiston ne site vizite, nuk po hy ne atë se a ka figuruar klima ne anën e djathtë e ne anën tjetër serveri. Por, çuditërisht eksperti duhet par se OE nuk ka pas qasje ne site vizite dhe i  cili nuk bene pyetje ne afatin ligjor por bën pyetjen 7 dite para hapjes se tenderëve, e cila e ve ne lajthitje Autoriteti Kontraktues duke marr parasysh se duhet anulohet procedura duke marr parasysh presionet nga institucionet relevante, duke marr parasysh se KOST do te anëtarësohet ne prin NE UNCI qe është shume jetike për Kosovën” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    Nga Rubrika
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi. Aktualisht pritjet për të hyrë po zgjasin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  ‘Blutë e Londrës’ e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.