×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kemi një bombë në ndërtesën e OVL UÇK’së”, Hisen Berisha tregon se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vend të Gucatit

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kandidati për deputet të Kuvendit nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka treguar se si do të vepronte po të ishte në kryetar i OVL-UÇK’së, në vendin e Hysni Gucatit.

    Ai ka thënë se po të ishte në vendin e Gucatit do t’i ndalte kameriat, do t’i kopjoja dosjet dhe do të lajmëroja policinë se kemi një bombë në zyrat e OVL’së.

    “Po të isha në vendin e Gucatit, do t’i ndalja kamerat, do t’i kopjoja dosjet që erdhën nga “rrufeja” dhe do të lajmëroja policinë se kemi një bombë në ndërtesën e OVL’së”m është shprehur Berisha.

    Ish-eprori i UÇK-së në Koshare Hisen Berisha ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar do të ishte njëlloj siç është sot edhe sikur të hartohej në Beograd.

    “E kam parë ligjin dhe nga ndjenja e përgjegjësisë dhe kurreshtja e kam lexuar ligjin themeltar të Dhomave të Specializuara dhe sikur të hartohej në Beograd do të dilte i njëjti ligj. Baza juridike që është përdorur si e drejtë pozitive për kohën kur supozohet se janë kryer këto vepra [1 janar 1998 – dhjetor 2000] dhe baza juridike referuese që përdoret për ta kompletuar këtë ligj do të duhej të kontestohej dhe të mos kalonte në Kuvendin e Kosovës”.

    Berisha ka insistuar se Gjykata Speciale është duke funksionuar jashtë mandatit, prandaj ai u ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që e kontestojnë legjitimitetin e saj.

    “Mbrojtësi i tij [Nasim Haradinajt], ashtu sikur edhe të gjithë të tjerët që e njohin këtë fushë, apo edhe qytetarët, reagojnë me të drejtë kur e kontestojnë legjitimitetin e kësaj gjykate. Kjo gjykatë thuhet se i ka pesë vjet afat dhe nuk mund të zgjasë më tepër asnjë ditë, por mund të ndërpritet më herët nëse përfundon çështjet për të cilat është krijuar”.

    “Kemi presidentin që ka bërë një kërkesë për zgjatje të mandatit. Pse e bëri? Nëse asaj gjykate i vazhdon mandati, pse po e bën këtë kërkesë? A është kaq naiv presidenti dhe zyrtarët e tij ligjorë që nuk dinë ta lexojnë nëse ka mandat ose jo kjo Gjykatë?”, ka thënë Berisha në Klan Kosovë.

    “Presidenti i dërgoi kërkesën kryetares së Parlamentit për ta shqyrtuar nëse ka afat ose jo. Hajde nëse zyrtarët ligjorë të presidentit nuk kanë ditur ta lexojnë ligjin, por si ka mundësi që edhe Kryetarja e Kuvendit nuk e trajtoi fare në Parlament, por e dërgoi në Dhomat e Specializuara për t’i treguar presidentit nëse ka afat ose jo?”.

    Sipas Berishës, Gjykata Speciale do të duhej të ishte punë e kryer prej momentit kur prokurori amerikan Clint Ëilliamson kishte ardhë në përfundim se nuk ka gjetje që ka ndodhur trafikim organesh, siç pretendohet në raportin e Dick Martyt.

    “Ne duhet të ndalemi në burim të problemit dhe debateve që po na krijohen sot. Pse dhe me çfarë mandati është krijuar kjo gjykatë? Cila ka qenë materia që ka pasë me u trajtu? Ne e dimë fort mirë që raporti i Dick Martyt është shkaku që është krijuar ky Tribunal Special për Kosovën. Ne e kemi deklaratën e prokurorit të parë amerikan [Clint Ëilliamson] që thotë se nuk ka kurrfarë gjetjesh për trafikim organesh dhe kjo gjykatë këtu e përfundoi mandatin”.

    Njëri nga udhëheqësit e Betejës së Koshares ka thënë se në një marrëveshje të kohës kur është negociuar me ndërkombëtarët për themelimin e Gjykatës Speciale, që ai thotë se e ka parë, është specifikuar se do të gjykoheshin të gjithë shtetasit e ish-RFJ-së dhe Kosovës që dyshohen se kanë kryer vepra, pavarësisht etnisë.

    “Kam parë një marrëveshje kur është biseduar me ndërkombëtarët për themelimin e Gjykatës Speciale ku thuhej se do të gjykohen të gjithë ata që kanë shtetësi të RFJ-së dhe Kosovës për veprat që janë kryer ndaj qytetarëve që kanë shtetësi të RFJ-së dhe Kosovës. Ne shumë herë kemi thënë që kjo gjykatë ka karakter një etnik. Ky formulim ekzistonte, por diku është hequr sepse në ligj nuk është ky formulim. Nëse kjo paska ekzistuar një herë dhe paskan provuar ta amandamentojnë këtë ligj, atëherë pse nuk gjykohen të gjithë shtetasit e Kosovës me përkatësi etnike cilado qoftë ajo?”.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.