
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, propozoi që para se të mbahen zgjedhjet t’iu jepet 5 ditë kohë që ta riprezantojnë programin e tyre qeverisës.
“Ne si subjekt politik në realitet kemi qenë mirë të përgatitur, po flas për periudhën kohore të marsit, kur kanë qenë zgjedhjet të planifikuara. Tash ka kaluar një periudhë kohore që ne kemi qenë të kufizuar që të mbajmë kontakte me elektoratin tonë në mënyrë të mirëfilltë, por sidoqoftë unë mendoj se ndoshta kish qenë e nevojshme një periudhë kohore 5 ditore para se të mbahet procesi zgjedhor të jetë një freskim i aspekteve politike për të cilat kemi diskutuar gjatë fushatës e cila na mbet në gjysmë”, tha ai për Front Online.