×
  • Lajme
  • Lajme

    Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve – sivjet nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Analisti politik, Tim Judah, njëherësh autor i 3 librave për Ballkanin thotë se për aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi punohej prej 20 vitesh.

    Sipas tij, prokurori bëri publik emrin e presidentit për të ndryshuar qëllimisht rrjedhën e ngjarjeve. Për sa i përket dialogut, Judah thotë se, tashmë ai është në duart e BE, por Thaçi është jashtë ekuacionit politik.

    “Për pothuajse 20 vjet, në një formë apo tjetër, mendoj se ata kanë qenë duke punuar në lidhje me këtë çështje. Unë supozoj se nëse një prokuror beson se ka mjaftueshëm prova, ai beson se ka prova të mjaftueshme për të dërguar Thaçi në gjykatë dhe ta dënojë atë. Kjo nuk është ajo që unë mendoj, por është e qartë që kjo është ajo të cilën e beson prokurori. Kjo nuk është një histori e re, vazhdon prej më shumë se 20 vitesh”, thotë ai.

    “Unë mendoj se ajo çfarë ka ndodhur është se Prokurori ka marrë informacione ose është shqetësuar tej mase, se në kohën që Thaçi do të shkonte në Uashington do të arrihej një marrëveshje ose diçka e tille, e cila do të ndryshonte komplet rrjedhën e gjërave, ose gjënë që do të donte të bënte ai (prokurori), në lidhje me akuzat e tij kundër Thaçi. Mendoj se ai (prokurori) u gjend në një pozitë të vështirë, mendoj se nuk mund të provonte akuzat e tij, Gjykata dhe prokurori nuk do ta pranonte kurrë këtë, kështu që kjo mbetet një spekulim. Pas diskutimeve edhe me persona të tjerë mendoj se ky është edhe shpjegimi më logjik i kësaj situate, sepse në një situatë tjetër ata s’do ta kishin marrë kurrë një hap të tillë”, thekson ai.

    Sipas tij, prokurori ishte i shqetësuar se ndonjë marrëveshje do të nënshkruhej në Uashington e cila në njëfarë mënyre do të ndalonte Thaçin të përballej me këto akuza.

    “Çështja është se nuk kemi të bëjmë me konspiracion. Unë besoj se Prokurori ishte i shqetësuar se ndonjë marrëveshje do të nënshkruhej në Uashington e cila në njëfarë mënyre do të ndalonte Thaçi të përballej me këto akuza. E përsëris, mendoj se ai reagoi para, se të ndodhte ndonjë gjë në Uashington. Mendoj se kjo ka qenë rrjedha e ngjarjes. Nuk mendoj se ka pasur politika konspirative, siç kanë artikuluar shumë njerëz. Nuk e di cili ka qenë plan i tij, askush nuk e ka idenë se çfarë mund të ndodhte në Uashington. Disa javë më parë ka pasur shumë bisedime për shkëmbimet territoriale. Grenell tha se kjo gjë nuk është diskutuar kurrë me të. Z Thaçi e mohoi një gjë të tillë. Pastaj Grenell deklaroi se në fakt ata do të diskutonin në lidhje me ekonominë dhe BE do të jetë përgjegjës për politikën. Por në nuk mund të jemi të sigurtë, sepse takimi nuk u realizuar kurrë. Askush nuk ia ka idenë se çfarë mund të diskutohej në atë takim”, deklaroi ai.

    Ai flet edhe për rivalitetin mes BE dhe SHBA.

    “Parimisht mendoj se po, por supozoj se po bëhet pak teorike tani. Sepse më afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo e fundit nuk besoj se do të jetë shumë e përfshirë, vetëm nëse ndodh diçka shumë shpejt. Kështu që e gjitha beteja është zhvendosur sërish në duart e BE. Dhe mendoj se i dërguari BE- Miroslav Lajcak mendoj se është tejet i lumtur për këtë gjë, i surprizuar por i lumtur. Tani ai do të mundohet të marrë hapa në lidhje me këtë por do ta ketë të vështirë për ta bërë këtë sepse haçi ka dalë jashtë këtij ekuacioni politik”, thotë tutje.

    Judah nuk beson se sivjet do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Jo nuk mendoj se është e mundur të arrijmë një marrëveshje brenda këtë vit. Mendoj se është e pamundur. Nuk kemi palë të barabartë për të negociuar tani. Kemi një president me fuqi të plotë të Serbisë në njërën anë dhe kemi një president të Kosovës i cili është nxjerrë jashtë ekuacioni. Nuk është realiste për Presidentin e Serbisë të negociojë me kryeministrin e Kosovës. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë këtë vit. Ajo që mund të ndodh tani është pikërisht fakti që Lajcak mund të thotë… janë 20 apo 25 marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe shumë prej tyre nuk janë implementuar. Ajo që Lajcak mund të bëjë tani është të përpiqet të nxisë më tej që marrëveshjet që ekzistojnë të mund të zbatohen. Pra nuk besoj se në një të ardhme të afërt të ketë ndonjë progres…

    “Idealisht do ishte dy shtete të barabarta në Ballkanin Perëndimor, Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës. Serbët të ndjenin të sigurtë se të drejtat e tyre janë përmbushur në Kosovë, por nëse kjo do të ndodhë nuk e di, nuk besoj se kjo mund të ndodhë në një kohë të afërt”, ka thënë Judah./Euronews Albania

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.