×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia e ndihmon Kosovën me mbi 718 mijë dollarë në luftën kundër coronavirusit

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë, Mitsunori Ogasawara.

    Në këtë takim Ogasawara tha se Japonia e sheh krizën COVID-19 si një krizë të sigurisë njerëzore dhe për këtë qëllim dëshiron ta ndihmojë Kosovën në përballimin e saj.

    “Për këtë qëllim, Japonia ka ndarë 718.200 dollarë për popullin e Kosovës përmes UNICEF-it”, tha Ogasawara.

    Ai bëri të ditur se Japonia siguron produkte mjekësore, sanitare dhe higjienike si dhe mundësi për arsimim të vazhdueshëm për fëmijët. “Është e rëndësishme që kontributi ynë të lehtësojë një shoqëri gjithëpërfshirëse bazuar në idenë e sigurisë njerëzore dhe që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.

    Ministri Arben Vitia e ka njoftuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 ku kontributi ndërkombëtar, krahas organizimit të institucioneve të Kosovës, profesionistëve shëndetësor dhe qytetarëve, ka ndikuar që suksesi në menaxhimin e pandemisë në Kosovë të jetë i prekshëm.

    Ai falënderoi shtetin e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë sistemit shëndetësor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve, në sigurimin e pajisjeve për institucionet shëndetësore dhe mbështetjen në luftën kundër Covid-19.

    Në këtë takim nga Mitsunori Ogasawara u bë e ditur se aktualisht Japonia po bën çdo përpjekje për të zhvilluar ilaçe kundër Covid-19 dhe ka vendosur të zgjerojë hulumtimet klinike mbi disa lloje të tyre përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, me të cilat terapi do të ndihmohet edhe Kosovën në rast se do të ketë një valë të re eventuale të Covid-19.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.