Autoritetet izraelite dhe palestineze i kanë kthyer disa masa kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.
Një izolim i pjesshëm hyri në fuqi të mërkurën në një qytezë në pjesën qendrore të Izraelit dhe në disa lagje të qytetit Tiberias, ku shkalla e infektimeve është veçanërisht e lartë.
Autoritetet palestineze e vendosën në karantinë qytetin Hebron në Bregun Perëndimor, shkruan “Reuters”.
Izraeli ishte një ndër shtetet e para që i mbylli kufijtë dhe vendosi karantinë, kur ishin paraqitur rastet e para të koronavirusit në botë. Palestinezët morën vendime të ngjashme menjëherë më pas.
Deri më tani, Izraeli i ka regjistruar 308 të vdekur, shumë më pak se vendet e zhvilluara. Në territoret palestineze nga koronavirusi kanë vdekur vetëm tre persona.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, Izraeli nuk pritet të vendoset në karantinë të plotë, gjatë së cilës ishte shënuar rritje e madhe e papunësisë.