Italia regjistron 30 viktima Covid e 201 të infektuar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i viktimave Covid në Itali ka rritur më 34 818 e i të infektuarve më 240 961.
Të infektuar aktivë në Itali janë 15 060.
Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 963 e 82 ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirus është deri sot 191 083.
Në 24 orët e fundit Italia ka kryer mbi 53 mijë tamponë.