×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismajli paralajmëron se të gjithë ata që nuk i respektojnë masat do të gjobiten

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e mbajtur sot është njoftuar për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-Covid, në mënyrë që të ulen rastet e infeksionit.

    Ismajli, i cili tash e pesë muaj po udhëheq me operacionet në Gjilan, duke iu referuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka konfirmuar se nga 18 raste pozitive janë sot në Gjilan nga mostrat e punuara në 24 orët e fundit.

    “Sot kemi edhe 18 raste të reja në Gjilan. Nga 526 raste pozitive sa ka Gjilani në periudhën e përballjes me pandeminë Covid-19, prej të cilëve 332 pacientë janë shëruar plotësisht, 177 raste aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm dhe fatëkeqësisht 17 raste të vdekjes. 34 raste janë të hospitalizuar dhe sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e tyre është stabile. Jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 mostra që janë marrë ditën e sotme dhe gjatë uikendit”, ka deklaruar Ismajli.

    Ai ka bartur gjithashtu shqetësimin e Komitetit të emergjencave për mosrespektimin e masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shtetit, për çka inspektorët në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës do të jenë në terren në vazhdimësi.

    “Për të gjithë ata që nuk u zbatojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, paralajmërojmë se ekipet e inspektorëve në bashkëpunim me policinë të asistuar edhe nga ekipet shtesë nga niveli qendror, janë vazhdimisht në terren që do të shqiptojnë gjoba dhe instruksione në kuadër të mbrojtjes ndaj Covid-19 dhe ruajtjes së shëndetit”, ka njoftuar nënkryetari Ismajli.

    Sipas një komunikate të komunës së Gjilanit, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është gardiane e mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve në përgjithësi, gjatë gjithë kësaj periudhe të përballjes me virusin, mirëpo ka kërkuar mirëkuptimin e tyre që të jenë, po ashtu, kujdestare në respektimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse për ta ruajtur shëndetitn e përgjithshëm qytetarë.

    “Lajmi i mirë është që pas inspektimit në terren, kemi vendosur që të hapen çerdhet dhe të gjitha janë të përgatitura edhe në zbatimin e masave mbrojtëse të parapara me rregullat e publikuara nga institucionet qendrore”, ka njoftuar ai.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.