×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismajli: Duhet kujdes maksimal dhe respektim i vendimeve të shtetit për parandalim të pandemisë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në konferencën me gazetarë të mbajtur sot, pas takimit me Komitetin emergjent për parandalimin e virusit Covid-19, ka kërkuar respektim të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimeve të organeve të shtetit në mënyrë që të ketë sa më pak raste në Gjilan.

    “Janë 12 raste të reja që kanë dalë pozitivë në Gjilan, në rezultatet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe jemi duke vazhduar të marrim mostrat varësisht nga kontaktet që kanë pasur të infektuarit. Dje janë marrë 70 mostra të kontraktit dhe sonte i presim rezultatet e tyre. Edhe sot janë marrë mostrat dhe do të përpunohen rezultatet e tyre për të cilat do të jeni të njoftuar. Apeloj të ruhemi sa më shumë dhe t’i respektojmë rekomandimet që dalin nga institucionet e shtetit në nivel qendror dhe lokal”, ka thënë Ismajli.

    Ai ka konfirmuar se inspeksioni i Komunës së Gjilanit dhe Policia e Kosovës është vazhdimisht në terren dhe kërkohet që të gjithë ata që janë disgnostifikuar pozitivë në testet me Covid-19, të qëndrojnë në shtëpi, duke përfshirë kështu edhe të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ta, sepse krijojnë rrezik për përhapje të virusit.

    Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, ka konfirmuar se tashmë në Gjilan janë 46 raste aktive me Covid-19 në Gjilan dhe gjendja e tyre është nën monitorim të vazhdueshëm deri në shërimin e plotë të tyre.

    “Lusim për kujdes maksimal të të gjithë qytetarëve në përdorimin e masave mbrojtëse. Të infektuarve u kërkojmë që ta respektojnë vetizolimin si masa më e mirë e tejkalimit të virusit”, ka thënë ajo.

    Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka theksuar se veprimet e policisë janë strikte, duke njoftuar kështu ndërprerjen e aktiviteteve në dy lokale të natës, ku nuk respektoheshin rekomantimet e institucioneve të shtetit.

    “Apeloj te të gjitha bizneset që t’i respektojnë vendimet e shtetit, sepse në të kundërtën do t’u mbyllen veprimtaritë dhe do të ballafaqohen me ligjin. Duhet të përdoren masat mbrojtëse dhe të përshtaten me të jetuarit në regjimin e masave mbrojtëse. Për çdo rast apo shqetësim mund të kontaktojnë në çdo kohë numrat kujdestar 112 dhe 192 dhe do të jemi në shërbimin e tyre”, ka përfunduar komandanti Ramushi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.