×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori i Kosovës në Amerikë: Prezenca e Trumpit i tejkalon pritshmëritë, njohja jo reale të pritet nga ky takim

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Sot në kryeqendrën amerikane, në Uashington në ditën e dytën të takimit në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, pritet që të nënshkruhet një marrëveshje, e ku prezent do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump, raporton Front Online.

    Në Kosovë, këto zhvillime janë duke u përcjell me interes të madh, teksa po konsiderohet që pjesëmarrja e presidentit Donald Trump në këtë takim, ka kaluar çdo pritshmëri për këtë ballafaqim.

    Kështu ka thënë për Front Online, ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu.

    “Së pari duhet ditur që vet fakti që presidenti do të marr pjesë më fund të takimit, me rastin e aktit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, flet se megjithatë ky takim i tejkalon pritjet që kanë pasur njohësit politik ndërkombëtar, lidhur me takimin”, ka thënë ai.

    Sipas tij, në këtë takim  pritet që të bëhen edhe disa përcaktime për perspektivën e dialogut në të ardhmen.

    “Tani është e qartë që përpos pjesës të bashkëpunimit ekonomik, që është kurrizi i marrëveshjes, do të ketë edhe disa përcaktime të qarta për perspektivën e dialogut në të ardhmen”, ka thënë tutje ai.

    Spahiu theksoi se në këtë takim, nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje finale në mes të dy vendeve.

    “Kjo do të thotë që tani nuk është reale që të pritet që Serbia, tani ta njoh Kosovën, pra në këtë takim, po që është se përkundër deklaratave të presidentit serb është e qartë që Uashingtoni i ka bërë të ditur Serbisë se epilogu i bisedimeve i dialogut duhet të jetë vetëm njohja reciproke apo më mirë të themi njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Ndërsa për sa i përket delegacionit që po e përfaqëson Kosovën në takimin e Uashingtonit, Spahiu ka thënë se përfaqësuesit janë të një realiteti politik në vend, si dhe nuk komentoi se a janë të njëjtit të duhurit për të biseduar për tema të mëdha në kuadër të dialogut.

    “Së pari duhet ditur që në këtë dialog nuk zhvillohet asnjë panel lidhur me problematikat ekonomike. Kurse për sa i përket përfaqësimit është e qartë që përfaqësimi politik bëhet në bazë të një realiteti të përcaktuar dhe një legjitimiteti të fituar përmes Parlamentit apo Kuvendit të Kosovës në këtë rast. Këta janë njerëzit që janë gjendur në këtë pozitë për shkak të realitetit politik, dhe ata është mëse normale që ta përfaqësojnë Kosovën. Se a janë më të mirët apo jo është çështje polemikash, çështje debatesh por ky është realiteti”, ka deklaruar ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.