×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kujton Nekibe Kelmendin: Ajo arriti që dhimbjen e madhe që e kishte ta kthente në forcë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton nënkryetaren e LDK-së, veprimtaren Nekibe Kelmendi, në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta.

    “Sot kujtojmë veprimtaren dhe intelektualen e shquar, gruan heroinë, zonjën e madhe të LDK-së dhe Kosovës, Nekibe Kelmendin, e cila gjithë angazhimin e saj jetësor ia kushtoi shtet-formimit të Kosovës.

    Ajo ishte veprimtare dhe shtyllë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, luftëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe stratege e ndërtimit të shtetit të së drejtës.

    Nekibja nuk u dorëzua në asnjë moment pavarësisht plagëve të rënda të marra prej humbjes së më të dashurëve të saj, bashkëshortit dhe dy djemve. Bajram Kelmendi dhe dy djemtë ishin motiv për punën e saj, angazhimin dhe idealin e ndërtimit të një shteti të pavarur dhe demokratik.

    Me personalitetin e saj të jashtëzakonshëm ajo arriti që dhimbjen e madhe që e kishte ta kthente në forcë dhe motiv për formimin dhe konsolidimin e vendit, të cilit ia kushtoi gjithë jetën.

    Ajo ishte dhe mbetet ikonë e gruas shqiptare, që në momentet më të vështira gjeti urtësinë dhe guximin të mos e ndalte punën e saj deri në sakrificat më sublime.

    Emri i Nekibet Kelmendit, ministres së Drejtësisë mbetet i paharruar dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

    Bashkë me Nekiben përkujtojmë të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që përkundër rezistencës, dhimbjes dhe sfidave që kishin në jetën e tyre nuk u ndalën së punuari për shtetndërtimin tonë”.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen që ndodhi të dielën në qytetin e Shtimes. Ngjarja ka ndodhur më...
    Lajme14 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit vetëm brenda komunës, është një shërbim që ky institucion e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pothuajse gjithë jetën ia kushtuan sigurisë dhe mbrojtjes. Disa në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e së...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi. Aktualisht pritjet për të hyrë po zgjasin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.