×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për videon e inskenimit të varrimit të tij: Motra gati u alivanos kur e pa në media

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për  videon që është shpërndarë në rrjete sociale ku është sajuar varrimi i tij.

    Ai tha së kur motra e tij e ka parë këtë video gati ishte alivanosur.

    “Motra ime e pa një video që njerëzit kanë shkuar tek varri im e kanë mbajtur fjalime aty e gati i ka rënë të fikët. Ajo u ka thënë të tjerëve pse nuk më tregoni që ka vdekur vëllai im. Jemi në një kohë kur njerëzit po vdesin dhe po varrosen po u bërë e madhe shumë. Kam kontaktuar me policinë dhe me sektorin për krimet kibernetike, ata po merren me të”, tha Mustafa në RTK.

    Lideri i LDK-së nuk e fajësoi askënd për videon që qarkulloi nëpër rrjetet sociale.

    “S’mund t’ja lë askujt. Pata kërcënime nga militantët e Vetëvendosjes. Por s’dua të futem në akuza. Janë pamje brutale dhe s’ kanë të bëjnë me logjikën e njeriut. Ai që e bëri këtë duhet të jetë i degjeneruar edhe nga pikëpamja njerëzore”, deklaroi Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se vendimi që Arbër Ismajli të jetë kandidat i kësaj partie...
    Të tjera
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërhyrë në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës. Bislimi të enjten...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.