×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i Punës i dha të drejtë, reagon shefi i shkarkuar i Telekomit

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Inspektorati i Punës pas ankesës së ish-kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, i ka dhënë të drejtë këtij të fundit, për shkarkimin nga pozita që mbante.

    E, pas këtij vendimi, Istrefi ka shkruar një postim në llogarinë Facebook, ku thotë se sot zyrtarisht u konfirmua që ai ka të drejtë

    Shefi i shkarkuar i Telekomit thotë se është i lumtur të kthehet në punën e tij, ndërsa thotë se shkarkimi i tij ka qenë vetëm ‘spektakël’ i bordit të përkohshëm të emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit.

    Shkrimi i plotë i Istrefit:

    Ashtu siç kam paralajmëruar ditën e parë për vendimin e paligjshëm dhe arbitrar të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës për shkarkimin tim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, sot u konfirmua edhe zyrtarisht se unë kam pasur të drejtë. Kjo për faktin se Inspektorati i Punës sot ka vendosur në favorin tim duke e bazuar si të kundërligjshëm vendimin e datës 25.04.2020 të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

    Inspektorati i Punës sot konstatoi se ai vendim ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës, me Statutin e Telekomit të Kosovës si dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me rastin e shkarkimit tim mbi bazën e nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087.

    Ky vendim i sotëm dëshmojë edhe një herë se spektakëli dhe insinuatat e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve ishin thjeshtë dhe vetëm një veprim i kundërligjshëm për të përmbushur qëllimet e tyre politike, qëllime këto plotësisht tendencioze saqë e dëmtuan dhe përkeqësuan rëndë imazhin e kompanisë sonë.

    Siç dihet që në ditën e parë, anëtarëve të përkohshëm të këtij bordi, u kam ofruar bashkëpunim të plotë profesional dhe ligjor, ndërsa synimi i tyre parësor paska qenë të ndërmarrë vendime të kundërligjshme duke prodhuar spektakël mediatik me proklamimin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë të kompanisë sonë.

    Jam i lumtur që do të rikthehem aty ku së bashku me stafin dhe tërë punonjësit e Telekomit të Kosovës kemi bërë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të rimbëkëmbur kompaninë tonë dhe për t’iu ofruar gjithë konsumatorëve të saj shërbime dhe produkte sa më cilësore.

    https://www.facebook.com/bedri.istrefi.rks/posts/278678146619337

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.