
Një shtetas kosovar është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti edhe pas refuzimit të kërkesës nga policia, ka tentuar që ta kalojë kufirin me Shqipërinë, raporton “Front Online”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
SPK Qafë Prush 06.05.2020 – 06:30. Një mashkull kosovar është arrestuar, për shkak se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, derisa ka kërkuar që të dalë nga Kosova në Shqipëri, pasi të njëjtit i është refuzuar dalja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Front Online