×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri ankohet për kushtet në QKUK: Paguhemi 65 cent në orë dhe s’kemi as ujë të freskët

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Infermieri i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Enlirat Duraku, i cili njëherësh është sekretar i përgjithshëm në Sindikatën e infermierëve, ka treguar për vështirësitë me të cilat përballen infermierët në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se paguhen 18 euro për një ndërrim, përkatësisht 65 centë në orë.

    Duraku është ankuar për kushtet në të cilat punojnë, duke thënë se nuk kanë as ujë të freskët, derisa është ankuar edhe për cilësinë e ushqimit që iu shërbehet.

    “18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.65 cent në orë. Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet. Le të jetë e ditur se as ujë të freskët nuk kemi, ndërsa etja pas mbajtjes deri në 6 orë pandërprerë të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, është e tmerrësisht e madhe. Pastaj ushqimi, një copë buke dhe një jogurt, eventualisht një copë mishi, të cilin gjatë përtypjes ka mundësi të fitosh “kallje të muskujve” të fytyrës”, ka shkruar Duraku.

    E për politikanët apo zyrtarët e shtetit që po e mbështesin idenë që paga e infermierëve të mbetet 18 euro, thotë se në rast se infektohen ata kërkojnë dhoma VIP dhe kujdes maksimal infermieror.

    Ai ka treguar edhe se si në disa klinika, infermirët po detyrohen të punojnë vetëm me një mantel të kaltër dhe një maskë kirurgjikale.

    “Duhet llogaritur ankesat dhe raportimet që në disa klinika infermierët po detyrohen të punojnë vetëm me një mantel të kaltër dhe një maskë kirurgjikale, eventualisht me një maskë pa filter e cila nuk ofron asnjë mbrojtje sepse ajri i njejtë futet përmes saj gjatë qëndrimit në dhomat e pacientëve me COVID-19”, ka shkruar Duraku në Facebook.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.