India regjistroi mbi 2.000 vdekje të tjera nga koronavirus në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.
Sipas përditësimit të sotëm, Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi 2.003 vdekje tjera dhe 10.974 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani ka arritur në 354.065, me numrin e të vdekurve në 11.903.
Shteti perëndimor Maharashtra aktualisht është i prekur më keq me numrin më të madh të vdekjeve, 5.537.
Deri më 16 qershor, vendi ka kryer 6.084.256 teste, sipas Këshillit të Kërkimeve Mjekësore Indiane.