Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi po vazhdon trajtmin në Klinikën Infektive, pas doli pozitiv për COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur djali i Rudit nëpëmjert një postimi në Facebook, duke shtuar se gjendja e babait të tij është stabile.“Te dashur miq, ne pamundesi qe tu pergjigjemi te gjitha thirrjeve dhe interesimit te juaj per gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqesimit te gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin ne Kliniken Infektive ne Prishtine.
Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejte permiresimit. Lutemi per sherimin e plote te babit, dhe te gjithe te prekurve me Covid-19. Mirenjohje dhe respekt per te gjithe, Petrit Fetah Rudi”, ka shkruar ai.