×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni pas Parisit në Berlin, takon këshilltarin e Merkelit e kërkon koordinim për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, pas Parisit ka udhëtuar drejt Berlinit, ku edhe ka takuar këshilltarin e kancelares gjermane, Matthias Luttenberg.

    Hyseni përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka kërkuar që të ketë një koordinim mes Berlinit, Parisit dhe Ëashingtonit pasi vetëm me përfshirjen e kësaj treshe mund të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse që do të ketë edhe njohjen reciproke si rezultat.

    Njoftimi i plotë:

    Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, sot në Berlin zhvillova dy takime të veçanta. Në kabinetin e kancelarës Angela Merkel u prita nga z. Matthias Lüttenberg, Kryesues i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, si dhe Azisë Qendrore. Ndërkaq, një takim tjetër të gjatë dhe shumë përmbajtjesor, zhvillova në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RFGJ, ku u prita nga ambasadori Michael Siebert dhe Zonja Christiane Hullman, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

    Që në fillim të takimeve theksova se qeveria dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës shohin te Republika Federale e Gjermanisë një vend mik, shtëpi të dytë për një numër të madh kosovarësh. Nënvizova se kjo, dhe përkrahja e pakursyer gjermane për Kosovën dhe popullin e saj, në orët më liga të historisë, kanë krijuar një lidhje të veçantë midis popujve dhe vendeve tona.

    Duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkushtimin e kancelarës Merkel dhe rolin e veçantë të Gjermanisë për përmbylljen e shpejtë të dialogut me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, bëra thirrje që të bëhen hapa të vendosur në vijim të dialogut.

    Me z. Lüttenberg dhe me ambasadorin Siebert pra, në frymë mirëkuptimi të plotë, bëmë një bisedë të hapur dhe shumë përmbajtësore. Pasi i njoftova për rrjedhën e dritashme të takimeve në Bruksel, trajtuam disa nga aspektet e veçanta, gjithnjë me synimin që ky dialog të strukturohet dhe të përshpejtohet.

    Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Ljçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, vura në pah se dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejt dhe të koordinuar të trekëndshit, Berlin,Paris, Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njera tjetrën. Theksova se adresimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes pas negociimit të elementeve të saj, garanton sukses të dialogut dhe rrjedhimisht edhe një stabilitet afatgjatë dhe frymë të mirëfilltë bashkpunimi në Ballkanin Perendimor. Nikoqirët i sigurova se angazhimi konstruktiv i Qeverisë dhe i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë në këtë drejtim është i vendosur. Kosova synon paqe, bashkëpunim dhe raporte normale fqinjësore me Serbinë, njësoj si me vendet tjera të rajonit.

    Në të dyja takimet u përcoll mesazh i qartë se Gjermania dhe Kancelarja Merkel mbetem fuqimisht të përkushtuar përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka vlerësuar se rritja e tarifave të energjisë nga ZRRE ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek...
    Kronika18 Maj 2025
    Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Gjakovë. Sipas Policisë arsyeja është xhelozia. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË...
    Lajme18 Maj 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ai ka sugjeruar se ZRRE,...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa...
    Lajme18 Maj 2025
    Luan Hasanaj, organizatori i grupit qytetar “Asnjë cent më shumë”, ka deklaruar për Front Online se protestat kundër rritjes së çmimit të...
    Lajme18 Maj 2025
    Nga 1 maji 2025  qytetarët e Kosovës do t’i paguajnë për 16.1% më shtrenjtë faturat e energjisë elektrike. Ky njëherit është shtrenjtimi...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur. Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit,...
    Lajme18 Maj 2025
    Ka vdekur gruaja që u akisdentua mbi një muaj më parë në Kllokot. Akisdenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.