Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në trafiku, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (fshati Bibaj).
Aty është përfshirë vetëm një veturë, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i lënduar është nisur për në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, u shpreh Krasniqi për Indeksonline.