×
  • Lajme
  • Lajme

    Humaniteti në kohë pandemie/ Shqiptarët nga Bujanoci nuk shkuan në Haxh, ndërtuan dy puse në Afrikë (Foto)

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Për shkak të pandemisë COVID-19 e cila e ka goditur gjithë botën, prindërit e Luan Sadikut nga Komuna e Bujanocit nuk kanë shkuar sivjet në Haxh dhe paratë e planifikuara për t’i shpenzuar në vendin e shenjtë i kanë dërguar në vendin e varfër afrikan, Togo, ku kanë ndërtuar dy puse për banorët lokal, raporton portali “Front Online”.

    Për këtë gjest të madh të familjes Sadiku nga Bujanoci ka raportuar edhe edicioni i BBC-së në gjuhën serbe, ku thuhet se Bujanoci dhe Togo janë larg njëri-tjetrit rreth 4000 kilometra dhe po aq larg ka udhëtuar ndihma humanitare që e ka dërguar familja Sadiku në një fshat të Togos për t’i ndërtuar dy puse me ujë të pijshëm për familjet që jetojnë në varfëri ekstreme.

    “Kanë dëshiruar të shkojnë në Haxh në Mekë, por nuk kanë mundur, prandaj mjetet i kanë dërguar për ata që kanë më së shumti nevojë”, shkruan mes tjerash sot BBC, transmeton Front Online. 

    Madje në puset e këtij fshati të Togos është ngjitur një mbishkrim, ku bëhet e ditur se të njejtit janë ndërtuar me ndihmën e qytetarëve nga Bujanoci.

    Përndryshe, komuniteti musliman në gjithë botën sot festoon Festën e Kurban Bajramit.

    Arabia Saudite ka lejuar një numër të kufizuar të njerëzve për të marr pjes në haxb, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e COVID-19. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Pas kryetares së NDS’së, Emilija Rexhepi, kryeministri Kurti është takuar edhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. “Kryeministri...
    Lajme02 Prill 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë. “Ky takim vjen pas certifikimit...
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka folur mbi situatën aktuale lidhur me formimin e qeverisë dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në seancën...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic. Konjufca ka...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë që është e mundur. Duke folur për këtë temë,...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që...
    Lajme02 Prill 2025
    Polici Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi. Ilazi u...
    Lajme02 Prill 2025
    Vrasja e Muhamed Likës, rreshterit të Policisë së Kosovës, ka sjell trishtim dhe dhimbje në Kaçanik. Sylejman Loku, një nga miqtë e...
    Kronika02 Prill 2025
    Mëngjesin e së hënës është regjistruar një vdekje e dyshimtë në Zubin Potok. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një person është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.