×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Ka ardhur koha që BE t’i japë fund naivitetit të saj në Ballkan

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Bashkimi Evropian duhet të jetë i kujdesshëm ndaj rrolit kinez dhe rus në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka thënë në ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, në një shkrim ku flet për menaxhimin e situatës shëndetësore në Ballkan nga pandemia Covid-19. Ai, gjithashtu thotë se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të përfundojë naivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor

    Ish-ministri i jashtëm, tani deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në një shkrimtë tij të publikuar së fundmi në “Conservatives Global”, ka folur për ndikimin dhe menaxhimin e situatës shëndetësore në Ballkanin Perëndimor dhe informatat e rrejshme që Kina dhe Rusia po përhapin në këtë pjesë të globit.

    Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian, mund të veprojë si një lojtar global dhe të jetë në gjendje të kuptojë se sit ë tjerat e shikojnë Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se ka ardhur koha që BE-ja të përfundojë naivitetin e saj në këtë zonë.

    “Ballkani Perëndimor kurrë nuk ka triumfuar pa qartësi strategjike nga Evropa. BE ka qenë fuqia tradicionale në Ballkan për 20-30 vitet e fundit, por pandemia e koronavirusit, e ka çuar në Kinë dhe Rusi, të cilat po përpiqen të marrin ta përsipër”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ish-ministri Hoxhaj, thotë se pandemia e koronavirusit, ka sjellë një rritje të fushatave dezinformuese dhe propaganduese kineze dhe ruse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku vendet e rajonit nuk kanë as aftësi dhe as njohuri se si t’i kundërshtojnë ato.

    “Së dyti, BE-ja ka mbështetur financiarisht dhe logjistikisht rajonin gjatë pandemisë, por diplomacia kineze dhe ruse është rritur në Ballkan. Kina dhe Rusia asnjëherë më parë nuk kanë qenë aq të përkushtuara për të promovuar statusin e tyre si aktorë global dashamirës, pasi ata mbështesin Serbinë me ndihmë mjekësore.”, ka shkruar Hoxhaj më tutje.

    Ai, ka potencuar se rajoni ka bërë përparim të shpejtë në dekadat e fundit drejt demokratizimit, por sipas tij, mund të ketë një kthesë të shpejtë.

    “Demokraci joliberale është pikërisht ajo që Kremlini dhe Pekini do të preferonin ta shihnin në Ballkan. I përshtatet librit të lojërave të tyre”, ka shkruar Hoxhaj.

    Deputeti i PDK-së, gjithashtu thotë se që nga viti 2000, BE ka theksuar bashkëpunimin rajonal.

    Sidoqoftë, sipas tij, duhet të jemi të qartë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, edhe me dhjetëra strukturat dhe institucionet që janë krijuar, nuk ka arritur të tregojë solidaritet gjatë situatës pandemike të koronavirusit në rajon.

    Hoxhaj ka shtruar një pyetje për të cilën thotë se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor do të duhej ta trajtonin.

    “Nëse njerëzit nuk përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal në kohë krize, a ia vlen t’i ruajë ato në kohë normaliteti? Kjo është një pyetje strategjike që Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian duhet të trajtojnë. BE duhet të përcaktojë qëllime të qarta dhe një kornizë kohore se si dëshiron të përparojë me zgjerimin në Ballkan.”, ka shkruar tutje.

    Enver Hoxhaj, i cili kishte qenë edhe zv.kryeministër në mandatin e kaluar qeverisës, ka thënë se Samiti i Zagrebit nuk arriti ta bëjë atë dhe në këtë mjedis të vështirë dhe gjithnjë në ndryshim ndërkombëtar, Ballkani Perëndimor do të triumfojë vetëm kur Evropa të ketë një angazhim të vendosur ndaj Ballkanit Perëndimor.

    “BE mund të veprojë si një lojtar global kur të jetë në gjendje të kuptojë se si të tjerët shikojnë Ballkanin Perëndimor dhe si nuk janë në të njëjtën faqe me Bashkimin Evropian. Ka ardhur koha që BE të përfundojë naivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor.”, ka përfunduar shkrimin e tij, ish-ministri Enver Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.